“Prej pesë ditësh Kovaçevski shëtit nëpër Beograd, ndërsa në Maqedoni varfëria, inflacioni dhe borxhi po rriten, standardi bie, ekonomia po fundoset. Prej 5 ditësh Kovaçevski dhe ekipi i tij qeveritar hanë, pinë dhe festojnë në Beograd, ndërsa në Maqedoni njerëzit po vdesin nga uria dhe po zhyten në varfëri. E shohim duke kënduar nëpër lokale dhe duke hapur shishe verë, ndaj le të inkurajohet ndërsa është “nën gaz” të pyesë presidentin e Serbisë, Vuçiq, se si arrin ta mbajë inflacionin më të ulët se i yni, si arrin të mbajë GDP. rritje më e lartë se e jona, si arrin të ndërtojë autostrada, si i tërheq investimet e huaja e të ngjashme”, reagojnë nga VMRO-DPMNE.
Sipas partisë opozitare, asnjë nga gjërat e përmendura më sipër nuk e pengojnë Kovaçevskin që të argëtohet dhe të bëjë pushime nëpër rajon për ditë të tëra. “Por kthjellimi do të pasojë shumë shpejt, në zgjedhjet e ardhshme”, thonë nga VMRO-DPMNE.