2.5 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeProgres i limituar në furnizimet publike! KE: Kontrata për ndërtimin e Korridorit...

Progres i limituar në furnizimet publike! KE: Kontrata për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D ngre shqetësime

Derisa nuk është shënuar fare progres në luftën kundër korrupsionit, është shënuar progres i limituar në sferën e furnizimeve publike thuhet në raportin e KE-së, megjithatë mbetet shqetësues fakti i dhënies së drejtpërdrejtë të kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D. Sipas raportit autoritetet duhet të zbatojnë masa më efektive kundër korrupsionit tek furnizimet publike.

“Rregullat e BE-së sigurojnë që furnizimi publik i mallrave, shërbimeve dhe punëve në çdo shtet anëtar është transparent dhe i hapur për të gjitha kompanitë e BE-së mbi bazën e mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë. Dhënia e drejtpërdrejtë e kontratës për ndërtimin e Korridorit VIII dhe X-D ngre shqetësime pasi e përjashton projektin nga zbatimi i ligjit për furnizim publik. Kontrata iu dha drejtpërdrejt një konsorciumi ndërkombëtar pa procedurë konkurruese. Rekomandimet nga raporti i vitit të kaluar nuk janë zbatuar plotësisht dhe për këtë arsye mbeten të vlefshme. Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese”, thuhet në Raportin e Komisionit Europian.

Për faktin se nuk ka fare progres në luftën kundër korrupsionit qeveria duhet të mbajë përgjegjësi thotë kryetarja e Komisionit antikorrupsion, Biljana Ivanovska. Sipas saj përgjegjësi duhet të mbahet edhe për mos përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit antikorrupsion si organ parandalues i korrupsionit.

“Kemi detektuar problemet, masat, aktivitetet që duhet të zbatojnë institucionet e caktuara dhe dihej saktësisht se kush, kur dhe çfarë duhet bërë. Fatkeqësisht, raportet që kemi bërë për vitin 2021 dhe 2022 tregojnë se 20 ose 10 për qind e aktiviteteve janë realizuar, që është një nivel shumë i ulët, ose nuk ka progres. Shkalla e fundit e notave të KE është se ne shkojmë prapa. Pra, ky është një alarm me të gjitha dritat e kuqe. Pra, ose ne do të kërcejmë nga fundi për të ecur në rrugën e duhur ose do të vazhdojmë të fundosemi”, deklaroi Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Antikorrupsion.

Përndryshe për raportin e KE-së ka pasur bujë reagimesh. Opozita dhe pushteti vazhdojnë të hedhin fajin tek njëra tjetra për rezultatet e dobëta. Opozita akuzon për qeverisje kriminele, ndërsa pushteti fajëson opozitën si bllokuese të rrugës europiane të vendit për shkak të mos mbështetjes së ndryshimeve kushtetuese dhe bllokimit të Kuvendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments