8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTETOVA PA UJË | Shaqiri: qytetarët të jenë të kujdesshëm në harxhimin...

TETOVA PA UJË | Shaqiri: qytetarët të jenë të kujdesshëm në harxhimin e ujit

Tetova sërish ballafaqohet me mungesë të ujit të pijshëm, gjendje kjo e cila vlerësohet si kritike nga autoritetet kompetente. Drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimet” Lulzim Shaqiri, sot në konferencë për shtyp njoftoi se për momentin qyteti i Tetovës ballafaqohet me mungesë të ujit për shkak të ndotjes së tij në sistemin e Leshnicës, megjithatë shtoi se për momentin nuk do të ketë kufzime.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me harxhimet e ujit, ndërsa njoftoi se ata po punojnë që të mos vijë situatë më e rëndë. Shaqiri tha se për shkak të kushteve meterologjike, kjo është situatë e re në furnizimin me ujë.

“Gjatë fundjavës së kaluar jemi ballafaquar me rënie të sasisë së ujit të pijshëm në nivele kritike. Sasia optimale, ose minimalja e nevojshme që duhet të prodhohet nga pusetat duhet të jetë rreth 310 litra për sekondë. Çdo rënie nën këtë nivel, për ne do të thotë probleme me furnizimin me ujë të qytetit”.

“Tetova furnizohet nga tre vende të prodhimit të ujit. Njëri është nga burimet e vjetra dhe në këtë periudhë ata japin sasi të vogël të ujit. Maksimumi që ata japin është 180 l/s dhe kjo është sasi e vogël, ndërsa pjesën tjetër të ujit e marrim nga sistemi i Leshnicës, ose burimet e hapura. Në këtë kohë, për shkak të ndryshimeve meteorologjike, gjegjësisht temperaturave të larta dhe mos pasjes së reshjeve të mjaftueshme në muajin tetor, vjen deri te turbullira e burimeve të hapura të Leshnicës”, tha Shaqiri.

Ai shtoi se sistemi i Leshnicës është sistem autonom dhe në momentin kur turbullohet uji nuk e lëshon për furnizim të qytetit. Niveli normal i ndotjes së ujit është dy, ndërsa Shaqiri njoftoi se për momentin ndotja në sistemin e Leshnicës është 14.

“Për momentin kemi nivel të ndotjes 14, që është jashtë normales gjegjësisht afërsisht dhjetë herë më shumë. Prandaj jemi të obliguar ta ndërpresim sistemin e Leshnicës dhe të furnizohemi vetëm me burimet e vjetra, të cilat në këtë kohë janë shumë pak dhe furnizohemi prej pusetave. Sistemet e burimeve të vjetra japin ujë 220 l/s, pra kemi mungesë prej 80 l/s”, deklaroi Shaqiri.

Ai shtoi se siç janë parashikimet e meteorologëve, Tetova do të ketë problem me mungesën e ujit edhe ditët në vijim.

I pyetur nga gazetarët për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, ai njoftoi se po punohet në disa investime në rrjetin e ujësjellësit, duke shtuar se ata si ndërmarrje çdo herë janë në dispozicion për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj problematike.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments