Në ndërmarrjen publike të Shkupit “Ujësjellësi dhe Kanalizime” sot janë përleshur anëtarët e Bordit drejtues dhe sigurimit. Incidentin për Meta.mk e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“Me datë 03.11.2023, në ora 13:30, një person nga Bordi drejtues i “Ujësjellësit” ka raportuar se në ambientet e “Ujësjellësit” ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Për zbardhjen e rastit janë dërguar zyrtarë policorë nga Stacioni policor Qendër”, konfirmojnë nga MPB.
Siç njofton portali SDK, problemi ka lindur pasi me urdhër të drejtorit Dragan Ilievski, atyre iu është ndaluar të mbajnë takim në zyrën në katin e 4-të, ku me vite mbahen takime. Atyre u është thëni të shkojnë të mbajnë mbledhje në katin e pestë, të fundit, ku nuk ka zyrë, por një korridor. Anëtarët e Bordit Drejtues nuk kanë pranuar të shkojnë në katin e pestë, por sigurimi nuk i ka lënë të hyjnë në zyrë, pas çka ka pasuar rrahje.
Anëtarët e bordit drejtues të NP “Ujësjellës Kanalizime” i ka zgjedhur Këshilli i Qytetit të Shkupit, ku shumicën e ka koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Ata janë zgjedhur në periudhën kur kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, ishte në marrëdhënie të mira me këtë parti. Drejtorin e ndërmarrjes Dragan Ilievski e emëroi Danela Arsovska.