4.1 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmeKatër prokurorë publikë në Shkup,në Tetovë, Manastir dhe Shtip do të ndjekin...

Katër prokurorë publikë në Shkup,në Tetovë, Manastir dhe Shtip do të ndjekin penalisht dhunën dhe kërcënimet ndaj gazetarëve .

Pas Prokurorisë së Shkupit, edhe Prokuroria e Tetovës, Manastirit dhe Shtipit, do të kenë prokurorët e tyre të veçantë të cilët do të merren me rastet të cilat kanë të bëjnë me sulmet ndaj gazetarëve. Lista e rasteve të pazgjidhura në lidhje me sulmet ndaj gazetarëve është e gjatë, por kërkesat dhe pritjet e përfaqësuesve të gazetarëve janë edhe më të mëdha, të cilët kërkojnë të ketë zero tolerancë për sulmuesit. Kjo mes tjerash u tha në ngjarjen e sotme publike, kur përfaqësuesit e shoqatave të gazetarëve dhe Prokurorisë, shënuan Ditën Botërore të Parandalimit të Pandëshkueshmërisë së Veprave Penale Kundër Gazetarëve.portalb.mk

Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) tha se me vite ka ekzistuar dhe ende ekziston kultura e pandëshkueshmërisë të atyre që i sulmojnë gazetarët dhe kjo patjetër duhet të ndryshohet.

“Sot rikujtohemi në padrejtësitë e kryera ndaj nesh, lëndët gjyqësore të harruara dhe të pazgjidhura, “slap” paditë të cilat janë gjithnjë e më të shpeshta në shoqëri, të gjithë sulmet e pazgjidhura të 27 Prillit, përgjimin e gazetarëve në një periudhë të gjatë të dekadës së kaluar, të mos harrojmë se në ditët e sotme jemi me nënçmim publik nga ana e politikanëve. Lista e rasteve të pazgjidhura është e madhe, por kërkesat dhe pritjet tona janë edhe më të mëdha dhe mu për këtë është mirë që sot e bëjmë këtë ngjarje të përbashkët sepse kemi ndjesi se Prokuroria i njeh kërkesat tona si pjesë të kulturës së përgjithshme të shprehjes, e cila është e rëndësishme jo vetëm për gazetarët, por para se gjithash për opinionin. Botë, pa media dhe gazetarët nuk mund të ketë”, tha Çadikovski.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore Publike të Maqedonisë së Veriut, Biljana Arsovska, theksoi se ata i janë bashkuar shënimit të kësaj dite dhe vlerësojnë se shumë më shumë urimeve deklarative dhe angazhimeve protokollare është më mirë të tregojmë si institucione hapa real se çfarë jemi të gatshëm të bëjmë dhe në çfarë drejtimi duhet t’i mbrojmë të drejtat e gazetarëve dhe të drejtën e shprehjes së lirë si e drejtë më e lartë.

“Përveç prokurores Iskra Haxhivasileva e cila punon në Shkup, për prokurorë të cilët do ta ndjekin veprimin e gazetarëve emërohen edhe prokurorja Nina Dimitrievska në Prokurorinë Themelore të Tetovës, Irena Atanasovska në Prokurorinë Themelore të Manastirit dhe Tatjana Kacarova në Prokurorinë Themelore të Shtipit”, tha prokurorja Arovska. Kemi rezultate të caktuara për të cilat duhet të jemi të kënaqur bashkë. Mlladen dhe Biljana thanë se lista e sulmeve është e gjatë. Atë që mund ta konstatojmë se me të vërtetë është e gjatë, por gjatë kohës së fundit është gjithnjë e më e shkurtër”, tha Arsovska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments