Fillojnë të zbardhen pazaret e fshehta për ndarjen e Kosovës. Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump për Siguri Kombëtare, John Bolton u shpreh se gjatë kohës që ka qenë në detyrë bashkë me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç është folur edhe mbi idenë e shkëmbimit të territoreve.
“MUND TË JU THEM SE KUR ISHA KËSHILLTAR I SIGURISË KOMBËTARE DHE FLISJA ME PRESIDENTIN THAÇI DHE ME PRESIDENTIN VUÇIÇ, AJO MUNDËSI, PRA KORRIGJIMI I VOGËL TERRITORIAL, ËSHTË SHQYRTUAR DHE ËSHTË DISKUTUAR. NËSE DO TË MUND TA KAPËRCENIM SHPËRBËRJEN E JUGOSLLAVISË MË 1991-N DHE UNË E DI QË HISTORIA SHKON SHUMË MË LARG SE 30 VJET, ATËHERË AJO MUND TË JETË PJESË E NJË PAKETE MË TË MADHE QË DO TË NA ÇONTE DREJT NJË ZGJIDHJEJE. NËSE NJERËZIT NUK DËSHIROJNË TË FLASIN PËR KORRIGJIMIN E TERRITORIT, PA DYSHIM SE JU HIQNI NJË ZGJIDHJE TË MUNDSHME PËRBËRËSE DHE NGUSHTONI OPSIONET PËR ZGJIDHJE DHE PA DYSHIM KRIJONI NJË SITUATË NË TË CILËN ËSHTË MË E VËSHTIRË TË GJESH NJË ZGJIDHJE. QEVERIA E KOSOVËS KA TË GJITHË TË DREJTËN TË THOTË SE NUK DËSHIRON TË DISKUTOJË PËR KORRIGJIMIN E TERRITORIT, POR UNË MENDOJ SE ATËHERË PRAKTIKISHT DO TË THOTË SE NUK DO TË KETË PROGRES NË NEGOCIATA” U SHPREH JOHN BOLTON PËR “KOSOVO ONLINE”.
Me tej Boltoni tha se BE-ja ishte e pakënaqur kur ai kishte tentuar të ndërhynte në dialogun mes dy vendeve.
“KUR TENTOVA TË PËRZIHESHA, ME SUGJERIMIN E ISH-KRYEMINISTRIT BRITANIK TONY BLAIR NDËR TË TJERË, KUR ISHA KËSHILLTARI I SIGURISË KOMBËTARE TË SHBA-SË, EVROPIANËT ISHIN SHUMË TË PAKËNAQUR KUR DËGJUAN PËR INTERESIMIN TIM. BE-JA KA NEGOCIUAR PËR MË SHUMË SE NJË DEKADË PA NDONJË PËRPARIM TË RËNDËSISHËM DHE SHTETET E BASHKUARA DO TË KONTRIBUONIN NË NJË PERSPEKTIVË TË RE.
BESOJ SE PRIORITET PËR TË GJITHË DO TË DUHEJ TË ISHTE ARRITJA E NJË MARRËVESHJEJE, MADJE EDHE NËSE ËSHTË E NEVOJSHME TË BËNI KOMPROMISE QË DUKEN TË DHIMBSHME, SEPSE ATËHERË JU MUND TË ECNI PËRPARA NË ÇDO ASPEKT, SI NË ASPEKTIN POLITIK, ASHTU EDHE NË ATË EKONOMIK” THA AI.