3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeOpozita shqiptare kërkon vendin e saj në KSHZ për zgjedhje korrekte!

Opozita shqiptare kërkon vendin e saj në KSHZ për zgjedhje korrekte!

Opozita shqiptare thotë se Beteja e tyre për të siguruar zgjedhje korrekte dhe demokratike do të vazhdojë derisa të plotësohet e drejta kushtetuese e opozitës.

Sipas tyre, Kryetari i Kuvendit, në seancën e 129-të e cila do të mbahet nesër, në rend dite e ka vendosur edhe kërkesën e Opozitës Shqiptare, që si opozitë të jenë të përfaqësuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me një anëtarë. Pa të cilin anëtar, sipas tyre, zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, do të jenë jo korrekte, jodemokratike, të manipuluara dhe anti-kushtetuese. Kërkesa është vendosur si pika e 15 e rendit të ditës.

“Andaj i bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi si dhe deputetëve të pushtetit, se nëse dëshirojnë që të dëshmojnë se nuk punojnë për të manipuluar proceset zgjedhore dhe se janë për zgjedhje korrekte, demokratike dhe se vërtetë janë të angazhuar për zbatim të vlerave evropiane, atëherë bashkërisht ta shqyrtojmë propozimin e opozitës shqiptare dhe ta përmbushin këtë obligim kushtetues. Opozita e bashkuar shqiptare ka legjitimitetin të kërkojë përfaqësim adekuat në organet zgjedhore. Çdo tentim i pushtetit për të marrë tërësisht në kontroll Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, me qëllim për të manipuluar zgjedhjet, do të jetë shkelje e rëndë e kushtetutës, e demokracisë në vend si dhe do të dëmtojë rëndë rrugën euro integruese të vendit”, tha Fadil Zendeli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments