2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBuxheti 2024 mbi 3.3 miliardë, shtohen milionat për mbrojtjen dhe sigurinë

Buxheti 2024 mbi 3.3 miliardë, shtohen milionat për mbrojtjen dhe sigurinë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka lavdëruar punën e Qeverisë për gjatë mandatit të tij, teksa ka njoftuar se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, raporton Syri.net Kosova

“Kemi rritur ekonominë, janë shtuar vendet e punës. Kjo është si rezultat i masave të suksesshme për rritjen e ekonomisë. Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro”, tha ai.

Kurti deklaroi se do të rriten pagat në sektorin publik dhe se do të ketë investime të shumta.

“Ky buxhet është i të gjithëve. Si Qeveri e kemi detyrë të menaxhojmë mirë, e të shtojmë vendet e reja të punës. Kemi edhe sfida tjera që do të përballemi”, deklaroi kryeministri Kurti.

Postimi i plotë:

Për vitin 2024, buxheti i Republikës së Kosovës do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Për një ekonomi më të fortë e me më shumë vende pune. Për rritje të mbështetjes së sektorëve prioritarë dhe në zbatim të programit tonë qeverisës. 

Për drejtësi, që i kemi dedikuar 31% më shumë buxhet në mënyrë që të zbatohen deri në fund reformat e nisura në drejtësi.

Për arsim, që bashkë me grantin që u ndahet komunave, mbështetja buxhetore do të arrijë në 370 milionë euro apo rreth 20% më shumë sesa viti 2023.

Për shëndetësi, që si sektor i kemi ndarë 340 milionë euro përfshirë edhe grantin për komunat, kurse ShSKUK do të ketë 25% më shumë buxhet. 

Për sport e infrastrukturë, që vetëm vitin tjetër do të kenë mbi 58 milionë euro investime kapitale në përgatitje të organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.  
 
E megjithatë, me këtë buxhet, kujdes e rëndësi të veçantë po i japim mbrojtjes e sigurisë.

Për vitin 2024 kemi shtuar numrin e policëve për edhe 500 të tjerë, dhe numrin e ushtarëve edhe për 600 të tjerë. Buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme për herë të parë do të tejkalojë vlerën prej 216 milionë euro, dhe për Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë mbi 153 milionë euro, apo rreth 370 milionë euro për sektorin, e që i bie rreth 22% më shumë sesa viti 2023 në të cilin ndodhemi aktualisht.

Si Qeveri, e kemi për detyrë që paratë që mbledhim, t’i mirëmenaxhojmë, e t’i rishpërndajmë ashtu që të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, shtim të vendeve të reja të punës, dhe mirëqenie e dinjitet për të gjithë qytetarët e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments