3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski:  LSDM-ja kërkon zgjedhje të ndara që humbja e tyre të jetë...

Mickoski:  LSDM-ja kërkon zgjedhje të ndara që humbja e tyre të jetë më e vogël

LSDM-ja nuk e përjashton mundësinë që për datën e zgjedhjeve të arrihet marrëveshje në grupin ndërpartiak në Kuvend. Kjo ishte kërkesë e opozitës, pasi pushteti paraprakisht i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të caktojë përfaqësues të saj në grupin e punës të Ministrisë së Drejtësisë i cili përgatit ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Ndërkohë nga VMRO-DPMNE-ja kërkojnë që për datën e zgjedhjeve të arrihet marrëveshje në Kuvend, si institucioni kyç për shpalljen e zgjedhjeve.

“Qëndrimi ynë mbetet parimor se zgjedhje do të ketë në afatin e rregullt, që është në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Nëse hapet çështja e saktësimit të datës së zgjedhjeve, atëherë ne edhe nëse hapet kjo çështje te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, atëherë jemi të gatshëm që të delegojmë përfaqësuesit tanë në këtë grup punues, i cili do të përcaktojë datën e saktë të zgjedhjeve”, deklaroi Daniela Nikolova – deputete e LSDM-së.

Sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pushteti për shkak të taktizimeve partiake po i shmanget marrëveshjes për datën e zgjedhjeve, e cila do të rezultonte me përfshirjen e serishme të LSDM-së në qeverisjen e ardhshme. Mickoski përsëriti thirrjen për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në të njëjtën ditë.

“Mendojnë se do të kishin rezultat të mirë në zgjedhjet presidenciale, ndaj sa më larg të jenë zgjedhjet parlamentare, njerëzit do të shkojnë në pushime vjetore dhe pjesëmarrja do të ishte më e ulët dhe kështu do të kishin arritur një lloj rezultati konkurrues, pas çka supozoj si të tretët në zgjedhje, do t’u japë atyre mundësinë për të marrë pjesë në një lloj qeverie të ardhshme”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë vonuar, sepse parapëlqehet që të mos miratohen ndryshime të tilla gjashtë muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Më herët, opozita tha se nuk do të delegojnë përfaqësues në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë, sepse bëhet fjalë për ndryshime teknike, për të cilat do të jepnin mbështetje në Kuvend. Sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të dyfishta në afatin e rregullt, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka theksuar se datat e vetme janë mes 5 dhe 8 majit. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments