10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAksioni “Zinxhiri”/Janë arrestuar 20 biznesmenë nga Maqedonia, që dyshohet se kanë dëmtuar...

Aksioni “Zinxhiri”/Janë arrestuar 20 biznesmenë nga Maqedonia, që dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin për rreth 8 milionë euro

Nga Prokuroria njoftojnë se në aksionin e sotëm me emrin e koduar “Zinxhiri” janë arrestuar 20 pronarë dhe drejtorë të 28 kompanive, përcjell TV21. Gjashtë të tjerë janë të pakapshëm për organet e hetuesisë. Personat në fjalë dyshohen për shoqërim kriminel, evazioni fiskal dhe pastrimi të parave.Në lidhje me: Bastisje në disa lokacione në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria njofton për nisjen e aksionit “Zinxhiri”.

Të njëjtit dyshohet se kanë themeluar apo marrë nën kontroll kompani, përmes të cilave kanë përgatitur fatura false për të mos paguar TVSH.

Sipas Prokurorisë, në këtë mënyrë e kanë dëmtuar buxhetin për më shumë se 490 milionë denarë, përkatësisht për gati tetë milionë euro.

Për 13 të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit, për njërin masa e paraburgimit shtëpiak, ndërsa për 12 të tjerët masa kujdesi, si konfiskimi i pasaportës, ndalimi i largimit nga vendbanimi dhe ndalimi i kontakteve me persona të caktuar.

Gjithashtu, nga Prokuroria thonë se është kërkua ngrirja e aseteve të pesë personave dhe shtatë kompanive.

Tre persona nga Negotina dyshohet se kanë krijuar grupin kriminal në vitin 2019, ndërsa më pas atyre u janë bashkuar të dyshuarit e tjerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments