Në Tetovë u protestua kundër luftës në Gaza të Palestinës. Qindra qytetarë shprehën revoltën e tyre për vrasjet nga luftimet mes Izraelit dhe Hamasit. Organizatorët kërkuan që të ndalohet dhuna kundër fëmijëve dhe popullatës civile ku për vetëm 20 ditë janë vrarë mbi 2600 fëmijë.“Është protestë mbi terrorin institucional që ushtrohet mbi popullin e Gazës. Mbi 6 mijë viktima, prej tyre mbi 2600 fëmijë të vrarë. Ata nuk janë të vdekur por, të vrarë, se ata nuk kanë vdekur për shkak të ajrit që thithin dhe tash ky autor ka një emër që është i njohur për të gjithë ne.”
“Kjo nuk është luftë se kjo është gjenocid që behët mbi njerëzit e pafajshëm, se po të ishte luftë del burrë me burrë dhe lufton, por në mënyrë qyqarë të vrasësh fëmijë, gra ,pleq kjo është vetëm gjenocid.”
“Kam dalë se dhimbja është shumë e madhe për popullin e Palestinës, për atë çka ndodhë në Palestinë. Një krim që nuk është përsërit nga lufta e dytë botërore, prandaj kemi dalë të japim përkrahjen tonë dhe të shprehim dhimbjen si prind, për atë që ndodhë atje.”
“Njerëzit duhet të heshtin kur fëmijët flenë dhe jo kur ata vriten. Sot përpara syve të botës shteti Izraelit kryen krime kundër njerëzimit, duke bombarduar pa mëshirë spitale shkolla, kisha edhe xhamia.”
Protesta zgjati rreth një orë, ndërsa organizatorët thonë se qëllimi është që të mos heshtet vrasja e fëmijëve edhe civilëve.
Në Tetovë u protestua kundër luftimeve në Gaza / Të mos heshtim për vrasjen e fëmijëve
RELATED ARTICLES