1 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRaporti i MPJD-së, terroristët serbë vëzhgonin KFOR-in dhe EULEX-in në veri

Raporti i MPJD-së, terroristët serbë vëzhgonin KFOR-in dhe EULEX-in në veri

Saktësisht një vit para sulmit në Banjskë, terroristët serbë mblidhnin informacione për trupat e KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë.

Saktësisht një vit para sulmit në Banjskë, terroristët serbë mblidhnin informacione për trupat e KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë. Pjesë e interesimit të tyre ishin edhe lokacione të veçanta në vendin tonë. Dukagjini sjell ngjashmëritë mes ushtrimeve në Kopaonik të Serbisë dhe sulmit në Banjskë, që për Qeverinë e Kosovës janë tronditëse

Autoambulancat do të duhej të shërbenin për qëllime mjekësore, mirëpo në veri të Kosovës ato kryejnë edhe funksione tjera.

Në pronësinë e strukturave paralele serbe ato shfrytëzohen edhe për krijim të barrikadave, por edhe për bartje ilegale të armatimit nga Serbia.

Këtë të fundit, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e ka bërë pjesë të raportit të saj mbi 50 faqesh për të vërtetën e sulmit terrorist në Banjskë.

Aty përmendet fakti që njëri nga terroristët serbë të vrarë në përleshjen e 24 shtatorit, Igor Milenkoviq ka qenë shofer i ambulancës në Leposaviq.

Ndërsa më heret, sipas raportit, ai ka qenë pjesëtar i Brigadës 125 të Motorizuar të Ushtrisë Serbe.

Një pjesën e dytë të raportimit për përmbajtjen e raportit preliminar të MPJD-së, RTV Dukagjini sjellë informacionet e paraqitura aty për disa nga pjesëtarët e identifikuar të grupit terrorist.

Një numër i madh pjesëtarëve të grupit kriminal që sulmuan KFOR-in në maj të këtij viti më vonë u identifikuan si udhëheqës të organizatës terroriste, “Mbrojtja Civile”.

Njëri nga liderët, Milun Milenkoviq, është arrestuar për pjesëmarrjen e tij në sulmet e organizuara kundër trupave të KFOR-it dhe është në pritje të gjykimit.

Të paktën disa nga 37 personat që sulmuan misionin e NATO-së në Kosovë, sipas raportit, ishin anëtarë të grupit paraushtarak prej më shumë se 80 trupash të trajnuar dhe pajisur nga Serbia.

Dokumentet dhe pajisjet e terroristëve të përfshirë në sulmin ndaj KFOR-it në maj u konfiskuan në Banjskë më 24 shtator. Në raport janë të vendosura fotografitë e tyre nga të dy sulmet.

Njëri nga ta është Stefan Jovanoviq, i fotografuar në maj gjatë sulmeve kundër trupave të KFOR-it, përkrah Milenkoviqit.

Edhe anëtari tjetër i “Mbrojtjes Civile”, Milorad Jevtiq është parë gjatë sulmeve kundër trupave të NATO-s, derisa dokumentet e tij janë gjetur në vendin e krimit në Banjskë.

“Micko” siç njihet ndryshe, është nja nga bashkëpunëtorët më të afërt të Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit të Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments