0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut ka rreth 700 objekte që e ndotin ajrin

Maqedonia e Veriut ka rreth 700 objekte që e ndotin ajrin

Rreth 700 objekte në mbarë Maqedoninë janë ndotëse, ndërsa në Shkup 100 objekte, spitale, kopshte, shkolla, kazerma dhe institucione të tjera që përdorin naftë dhe mazut, pavarësisht se qyteti ka ngrohje qendrore, tregon harta e ndotësve e realizuar nga “Shans për Qendrën”

Ata theksojnë se nuk ka qytet që të mos ketë disa objektesh publike që ndotin ajrin në bërthamën e tij urbane.

“Shkupi prin, por në pozitë të palakmueshme janë edhe qytetarët e Tetovës, Kumanovës, Manastirit, Prilepit, Ohrit, Shtipit, Gostivarit… pothuajse askush nuk kursehet. Mbi 16.5 milionë litra naftë për ngrohje dhe mbi 4.8 mijë tonë naftë mund të përdoren për ngrohjen e këtyre objekteve këtë sezon ngrohjeje. Ne do t’i marrim frymë! Për ngrohjen e tyre për një sezon, qytetarët do të paguajnë mbi 20 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe komunës”, thonë nga “Shans për Qendrën”.

Ata apelojnë që të bëjnë presion mbi deputetët dhe këshilltarët që të angazhohen për masat në buxhetet e vitit 2024 në zonat e tyre zgjedhore për t’u dhënë mundësi të gjitha komunave të bëhen më të pastra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments