10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaKulturëTetova nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit: “3 nga 5 shfaqet janë...

Tetova nikoqire e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit: “3 nga 5 shfaqet janë për moshat 16+”

Teatri e Tetovës do të jetë nikoqir i festivalit ndërkombëtar. Pas tre vitesh ndërprerje festivali i teatrit do të kthehet në skenë me pesë shfaqe. Sipas drejtorit të Teatrit, pandemia dhe mosndarja e mjeteve nga ana Ministrisë së Kulturës ka bërë që festivali ndërkombëtar i teatrit të pauzojë tre vjet.

“Ky është edicioni i tetë i festivalit. Nga 2020 deri sivjet kemi pasur një pauzë. Pauza ka qenë në kohën e pandemisë 2020-21. Në vitin 2022 nuk kishim mjete të dedikuara aq sa ishte e nevojshme për të organizuar festivalin dhe sivjet rikthehemi me festivalin e Tetovës. Do nisë me trupën nga Gjakova, Teatri i Gjakovës, me shfaqen ‘Alo Alo’. Ditën e marte do kemi Teatrin e Kumanovës, me shfaqen ‘Fluturim mbi teatrin shqiptar’, ditën e mërkurë do të kemi shfaqen ‘Dramski Teatër Shkup’ me shfaqe në gjuhën maqedonase. Me 26 nëntor do jetë shfaqja ‘Gruaja e thyer’ Teatri eksperimental i Tiranës dhe me 27 nëntor e përfundojmë me Teatrin për të rinj Shkup me shfaqen “Krokodili”, tha Bekim Ismaili – drejtor i Teatrit të  Tetovës.

Koordinatori i festivalit Muzafer Etemi  më tej shtonë se tre shfaqet që do jenë para publikut tetovar do të jenë për publik nga mosha 16+.

“Angazhimi im ka qenë i fokusuar që të realizojmë festivalin i cili e kishte pak të vështirë që të realizohet për shkak të buxhetit të paktë që kishte. Tre shfaqe nga ky festival janë shfaqe që kanë publik të moshës 16+ siç është monodrama që do vijë nga Teatri i Tiranës, shfaqja ‘Fluturim mbi teatrin shqiptar’dhe shfaqja e Teatrit të rinjve në Shkupë është 16+”, deklaroi Muzafer Etemi – kordinator i Festivalit.

Festivali në Tetovë është përkrahur nga ana e ministrisë së kulturës edhe komunës së Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments