hkruan: Elmaz Ademi
REAGIM RRETH LIBRIT
Përgojimi i një njeriu të madh
është mënyra me të cilën një njeri
i vogël rreket të arrijë madhështinë.
(Edgar Allan Poe)
Rafi Halili Luftëtar i paepur në mbrojtje të Atdheut, e autorit Selajdin Fejzullahi, e botuar në shtator të vitit 2023 dhe e promovuar me 10 tetor të po atij viti, në sallën Rafi Halili të UT-së.
Për Rafi Halilin mund të shkruaj cdo kush dhe cdo gjë. Por cdo shkrim dhe cdo gjë që thuhet për te, nuk i bën nder Rafi Halilit.Të shkruajsh për Rafi Halilin, duhet të jeshë një ekspert i mirë, një hulumtues i mire, dhe të keshë aftësi të depërtojsh në mbrendin e tij, dhe aty ta zbulojsh e ta gjejshë atë forcë, atë energji, që e shtynte atë njeri që të scë drejtë,të flet drejt e të veproj drejt. Selajdin Fejzullahi nuk ka qenë as afër Rafi Halilit, e jo më të ketë depërtuar në mbrendin e tijë.
Nuk e di cka e shtyn Salajdin Fejzullahin të meret me Rafi Halilin? Si anëtar i familjes ka të drejtë të shkruaj për te, ka të drejt të flet e të krenohet me te, të shpreh ndjenjat e respektit për te, por duke e vlerësuar drejt në mënyrën më të sinqert e pa prapavi. Libri është i stërmbushur më të pavërteta dhe gënjështra, të cilat nuk i bëjnë nder Rafi Halilit, po as edhe vet autorit. Kjo më shtynë që ta krijoj një bindje të dyshuar, se ata që nuk mundën ta gjunjëzojn sa ishte gjallë, mundohen të gjejnë shteg arsyetimi.
Pas një përshkrimi të shkurtër të historikut të familjes Halili, fillon të flet për Rafiun. Në librin Rafi Halili luftëtar i paepur në mbrojtje të Atdheut, në faqen 12_ shkruan: ,,Pikërisht këtu ( pas demonsratës së vitit 1968 E.A.) fillojnë veprimtaria organizative e lalë Rafiut bashk me Gafur Lokun, të dy bashk vendosin të ngritin organizatën që do ta emërojn ,,Kushtrimi Liris”, organizat politiko ushtarake, fillojn të organizohen duke ofruar anëtarë në Maqedoni dhe në Kosovë.
Nga Tetova do të anëtarsohen:
*Rafi Halili – Kryetar i organizatës
*Gafur Loku – Sekretar
*Rushit Nesimi
*Elmaz Ademi
*Ajet Ademi
*Shpëtim Pollozhani
*Shefit Ilazi
*Baki Ajvazi (ka një histori të hidhur por e vërtëtë)
Nga fshati Gajre:
*Zeqirja Nuhiu
*Ferik Fuati
*Mislim Aliu
Nga Kosova:
Fatmir Sejdiu (ish kryetar i K.)
Agim Agimi nga Gjilani
Autori i librit Salajdin Fejzullahi, na jep një argument të pasakt dhe të pavërtet sa i përket kohës dhe anëtarëve. Organizata ,,Kushtrimi I Liris” zanafillën e ka diku ka mesi i prillit të vitit 1972 në Prishtin, e jo në vitin 1968 sic thot autori. Themelues të organizatës kan qenë: Rafi Halili, Gafur Loku, Elmaz Ademi, Muhamet Saliu dhe Xhevahir Aliu, dicka pak ma vonë bashkangjitet edhe Rushit Nesimi dhe shum të tjerë. Kurse Shpëtim Pollozhanin dhe Shefit Ilazin i kemi takuar diku ka mesi i shkurtit të vitit 1973, në burgun e Idrizovës ku ishin duke e mbajtur dënimin. Deri në atë kohë nuk jemi njohur mes vedi, e jo më të ken qen anëtar të organizates. Sa i përket Fatmir Sejdiut dhe Agim Agimit kan qen të një gjenerate me Rafiun në fakulltet, natyrisht që kan biseduar mes vedi, po nuk bëhet fjal për anëtarsim në organizatë, pasi organizimi në Kosovë, ishte shum hapa para se te ne në Maqedoni.
Në faqen 53 të librit, tregon një përallë se si Tasim Voka paska punuar në një kazermë ushtarake në Prishtinë. Një ditë del më vonë nga puna dhe e len celë derën e depos së armëve. Del në qytet e takon Rafiun dhe i tregon se tereni për veprim është gadi. Depoja e armëve në kazermën ushtarake të jugosllavis e pa kycur dhe pa roje, cudi ?!!!. Rafiu dhe Gafuri futen fshehurazi mari një sanduk me armë automatike, tesha dhe dalin pa ther në këmbë. Pastaj sikur të ishte sanduk me cokollata, pa fije problem me ndihmën e Fatmir Sejdiut I kan dërgue në Gjilan?!!! Përalla me Tasim Vokën vazhdon edhe në faqen 54, 55, me avanturat e tija.
Sa i përket komentimit të letrës që Rafi Halili ja ka dërguar babait të Rexhep Males, letrën në original e keni të botuar në librin: Rafi Halili dhe Organizata ,,Kushtrimi I Lirisë” botuar në vitin 2015 nga Instituti i Historis ,, Ali Hadri” Prishtinë.
Në faqen 89 të librit shkruan : Për shumicën që nuk e dinë, dhe do tu duket abstrakte si në viset shqiptare në Maqedoni dhe në Kosovë, gjithcka ka bërë Aliu për Rafi Halilin, dhe familjen e tij, mbase nuk është folur deri në botimin e këtij libri, Ali Ameti do ta ndihmoj Rafiun dhe familjen e tij. Kur takoheshin në evinimente apo përvjetor të ndryshëm, Rafiu i thoshte: Kujdes mos shkel mbi amanetin e shokëve të idealit, amanetin e dëshmorëve të tri luftave, por, amanetin e shum brezave coje deri në fund, ky amanet është të bashkohet Shqipëria. Ali Ameti e përshëndeste me grusht mbi vetull e ballin lartë dhe i thoshte_ Assesi nuk e harroj dhe amanetin do ta cojm në vend. Githa këto ndihma dhe këta premtime të Ali Ametit ndaj Rafiut, autori do ti mohon duke i përdor fjalët e Rafiut në fund të faqes 90_të kur shkruan, citoj: ,,Sot, kur nuk e kemi Rafiun në mesin tonë, na vijnë vërdallë në kokë, fjalët që i thoshte,UDB_ja, (DBK) i ka krahët e shtrirë gjithandej, po të shohësh familjet e atdhetarëve, janë mos ta them më keq se në sistemin monist_titist”. Është e vërtetë se një kohë i caktuan Rafiut një rogë minimale, të cilën Rafiut ja paraqitën si një lloj pensioni. Rafiu nuk ishte aspak i kënaqur me te, nuk donte ta pranon, por e bindëm dyqysh. Pas një kohe donte ta refuzon. Më thoshte, Elmaz ky nuk është pension! Unë nuk e di nga vin këto para?! Rafiu nuk i donte parat. Rafiu donte një pension sado i vogël që të ishte ai. Rafiu donte që përmes këtij pensioni ta legjitimon veprimtarin e tijë dhe të vërtetohet se sa pushtet kan pushtetarët (shërbëtorët) tanë. Rafiu nuk e donte ndihmën vetëm për veti. Ai donte lirin e popullit, donte mirëqenjen e gjithë popullit.
Sa i përket krekosjes së autorit se nga Afrika ësht interesuar pë ta dërgue Dr. Arben Taravarin te Rafiu, ndoshta ka të drejtë. Nuk është e vërtetë se Arben Taravari ka qenë disa herë te Rafiu. Ai ka qenë vetëm nji herë edhe ate jo si mjek por si visitor i rëndomt. Ne ja kishim bërë të gjitha analizat dhe incizimin e thellë Rafiut. Kur morëm vesht se do të vjen Arben Taravari, tham se do të na e lexon edhe incizimin. Ai erdhi duart në xhepa, bisedoi me shoqen e Rafiut, dhe i tha: vazhdoni me terrapin që ja kishte caktuar mjeku paraprak. Më e keqja ishte se na tha se do të vjen të mërkurën, e kur nuk erdhi të mërkurën na tha se do të vijë të shtunën. Kjo më detyroj që ta bëj një shkrim që është publikuar me 26 .02 .2021 në rjetet sociale ku theksoj, se Rafi Halili ka bërë kontrat me sëmundjen dhe me vdekjen, se as nuk sëmuret e as nuk vdes derisa të vjen Taravari.
Në faqen 134 të librit që është edhe faqja e fundit shkruan: Nuk më rin zemra e as shpirti për fund të shkruaj: Derisa Rafiu ishte me bagetin lart, me atë shëndet të brishtë, por memorien e kishte të fortë. Do e fus në thojza se ka një pikëpyetje të madhe,, shokë” të Rafiut edhe kur kishte nevojë për ndihmë morale dhe fizike, unë i thirja të më ndihmojnë për ta ndihmuar Rafiun, përgjigjet ishin se botëkuptimi i tyre me të Rafiut ishin ndryshe dhe nuk vinin…..Pas vdekjes nxorën kokën dhe trumbetonin se jemi shokët e Rafiut.
Nuk e di a pati Rafiu shokë në ditët e vështira, kur ai kishte nevojë…?
A është i vetëdishëm autori se cka ka shkruajtur?! E ka bërë nga mosdija apo nga ndonjë qëllim?!
Nga mosdija nuk besoj, se ka marë një zotim që të shkruaj pë një figure të lavdishme të historisë. Nëse ka shkruatur nga ndonjë qëllim, atëher duhet ta shpalosim qëllimin.
I nderuar autor i librit. Në vitin 1972 u arestuan dhe u dënuan anëtarët e kryesis së organizatës ,,Kushtrimi I Liris”, anëtari më i vjetër ka qenë Gafur Loku 23 vjecar, të tjerët kan qen krejt ma terij. U dënum me vite të tëra burg të rëndë. Por aq sa zgjati dënimi, ne asnjëherë nuk kemi shkuar në menzë për të ngrënë të ndarë, por gjithmon bashk. Ka pasur me qindra e qindra provukime e tentime nga ana e pushtetit për të na përca, nuk ja kan aritur qëllimit. Edhe sot, pas disa dekadave, po të shkojsh në burgun e Idrizovës, do ti ndëgjojsh nga të burgosurit fjalët: Në Idrizovë nuk ka pasur grup ma të bashkuar se grupi i të rijve të udhëhequr nga Rafi Halili. Pasi kemi dalur nga burgu jemi munduar të punojm aq sa na kan lejuar kushtet.
Në vitin 1982 pushteti jugosllav planifikoi zhdukjen fizike të anëtarve të organizatës, por fati nuk tha ashtu, mbetëm gjallë. Sa ishte Rafiu në burg gjatë gjithë kohës nga shokë, miq e dashmirë, familjes së Rafiut i kan shkuar ndihma, te cilat jan te dokumentuara, si jan shfrytzuar nga familja është pun e tyre.
Në vitin 1992 kur Rafiu doli nga burgu, u tubuam shokë e dashmirë, biseduam, biseduam dhe erdhëm në përfundim. Rafiu tash është 20_ vite pas shoqëris, është e nëvojshme të bëjmë dicka që ta afrojm, që edhe ai të ec në hap me shoqërinë. U morë një vendim që ti ndërtohet shtëpia. Qindra shokë miq e dashamirë ju përgjigjën aksionit. Mbetet që ti shfetojm ato letra edhe njëher, e të shofim sa i është përgjigjur autori, me sa di nuk ësht pegjigjur, po mundemi ta vërtetojm.
Pos kësaj Rafiu kishte nevoj për pun. Filloi ta praktikon drugdhendjen, profesion që e mësoi në burg. Ndihma që mundeshim ti ofrojm ishte: të gjitha punimet që i bënte ja pagunim, ja mernim dhe i afronim dërasa të arës që ta vazhdon punën.
Më vonë Rafiu filloi të meret me bageti. Bagëtin i mbante në mal te kolibja.Atje kishte një pjesë toke edhe autori.Kur autori shkonte të punon tokën e takonte Rafiun dhe i tregonte përalla, se si është kacafit me ariun. Na e dinim se Rafiu bën jetë të vështir atje, dhe mundoheshim me cdo kusht që ta largojm nga ajo jetë. Rafiu aty e ndjente kënaqsin, prandaj ishte vështir që ta largojsh prej atje. Për kët tentim largimi të Rafiut nga jeta e vështirë, kemi një falenderim edhe nga vet autori. Gjetëm një njeri që do të ja mer gjithë bagëtin, sa kishte. Pagesën Rafiut do të ja bëjmë ne. Kur personi i mer bagëtinë, Rushiti ja jep parat atij, me qëllim që ai të ja paguan Rafiut. Kjo bëhet me qëllim që mos ta kupton Rafiu. Kur personi largohet me bagëtin, autori e falenderon Rushitin,i thot se na ke shpëtuar, se bagëtija na bënte dëm, na e hanin të mbjellat.
Kur Rafiu ju dorëzua sëmundjes dhe nuk mujke me lëvizë, sa herë që e takoja autorin i thosha: Hin shife Lalën se nuk është mir. Kishte një justifikim, se nuk mundi ta shof Lalën në kët gjendje. Ishte justifikim se nuk folte me asnjë anëtar të ngusht të familjes së Lalës.
Autori i shkretë, nuk e ka kuptuar se Rafi Halili i takonte plejadës së njerëzve sic thotë populli: Trimi mirë me shok shum.
Dikur e kishin pyetu ujkun, pse e ke qafën e trashë e prapanicën të hollë. Ujku ishte përgjigjur: Qafën e kam të trashë se e shof vet, kurse prapanicën ma shofin të tjerët.
Rafiu ishte ujk, që e krijonte historin vet, na tjerët jemi munduar që ta ndihmojmë, që kjo histori të jetë sa më e begatë dhe sa më e lavdijshme.
Më duket se u shpalos edhe qëllimi autorit, sa ma i vetmuar të jetë Rafi Halili, aq ma i pafuqishëm është.
Sa ju përket ,,shokëve” në thojza, autori le ti lyp, do ti gjenë.
Poroj 17 . 10 . 2023