nxhinierja shqiptare, Mira Murati e cila njëherësh është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI ishte e pranishme në eventin e 10 vjetorit të platformës Code.org.
Por, ajo që zgjoi vëmendjen e të gjithëve është se shqiptarja ishte ulur në panel pranë themeluesit të Microsoft, Bill Gates, transmeton Telegrafi.
“Mësoni sa më shumë që të jetë e mundur – bëjini gjërat … të përshtaten me mjetet e reja. Kodimi është më i arritshëm se kurrë më parë”, raportohet të ketë thënë Murati gjatë këtij eventi.
What a night celebrating the @codeorg 10th anniversary together with @BillGates, @miramurati, @aloeblacc , Superintendent Bob Runcie, and amazing young women in computer science. pic.twitter.com/EHd7K378mF
— Hadi Partovi (@hadip) October 19, 2023