0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShqipëria abstenon rezolutën e Rusisë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Të...

Shqipëria abstenon rezolutën e Rusisë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Të trajtohen çështjet kritike

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se ka abstenuar rezolutën e Rusisë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Përmes një njoftimi në platformën X, ministria shprehet se shkak është bërë mosfutja në rezolutën e çështjeve kritike, siç janë edhe sulmet e Hamasit ndaj Izraelit.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurisë, Shqipëria abstenoi sa i përket projekt-rezolutës së paraqitur nga Rusia sepse teksti nuk arriti të trajtonte siç duhet të gjitha çështjet kritike, duke përfshirë dënimin e sulmeve terroriste nga Hamasi.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të bëhet bashkë në dënimin e terrorizmit, në adresimin e shumë prej nevojave urgjente dhe kritike në terren, duke përfshirë situatën e rëndë humanitare në Gaza dhe mbrojtjen e civilëve kudo.”, thuhet në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments