-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaMinistri iranian paralajmëron Izraelin se mund të përballet me “tërmet të madh”

Ministri iranian paralajmëron Izraelin se mund të përballet me “tërmet të madh”

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, i ka bërë thirrje Izraelit që t’i ndalë sulmet në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet edhe në pjesë tjera të Lindjes së Mesme, nëse Hezbollahu përfshihet në betejë.

Sipas tij, diçka e tillë do të përbënte “tërmet të madh” për Izraelin.

Amirabdollahian u ka thënë gazetarëve në Bejrut se grupi i Libanit Hezbollah, i ka shqyrtuar të gjithë skenarët e luftës, andaj Izraeli duhet t’i ndalë sulmet në Gaza sa më shpejt që është e mundur.

Izraeli e konsideron Hezbollahun si kërcënimin më serioz, duke marrë parasysh se grupi i ka rreth 150.000 raketa, përfshirë ato me precizitet të madh, të cilat mund ta godasin çdo pjesë të Izraelit.

Ky grup, i cili ka mijëra luftëtarë, që kanë marrë pjesë në konfliktin 12-vjeçar të Sirisë, ka edhe lloje të ndryshme të dronëve ushtarakë.

Luftëtarët e Hezbollahut ka qenë të angazhuar përreth kufijve të Libanit me Izraelin, pas sulmeve të javës së kaluar nga grupi militant palestinez Hamas kundër Izraelit, duke i lënë qindra të vdekur.

Të shtunën, ushtria izraelite ka thënë se një dron izraelit e ka goditur një “qelizë” afër kufirit me Libanin, që ka tentuar të infiltrohet në Izrael.

Amirabdollahian ka thënë se është takuar me liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, i cili e ka njoftuar për kushtet e grupit në Liban.

“I di skenarët që i ka Hezbollahu. Çdo hap rezistence që do të marrë Hezbollahu do të shkaktojë tërmet të madh për entitetin zionist”.

Me një sy drejt Hezbollahut, presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar lojtarët tjerë në Lindje të Mesme që të mos i bashkohen konfliktit, dhe ka dërguar anije luftarake amerikane në rajon, si mbështetje e plotë për Izraelin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments