5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaSulmi me thikë në shkollën në Francë, Macron urdhëron mobilizimin e 7000...

Sulmi me thikë në shkollën në Francë, Macron urdhëron mobilizimin e 7000 ushtarëve

Ditën e djeshme Franca u trondit nga sulmi me thikë i një 20-vjeçari në një shkollë, ku la të vdekur një mësues të gjuhës frënge dhe plagosi një mësues tjetër si dhe rojën e shkollës. Kjo masakër ngjalli ndjenjën e pasigurisë në publik duke sjellë dhe reagimin e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, ai ka urdhër urdhëruar mobilizimin e 7,000 ushtarëve për shtimin e patrullave të sigurisë.

Zyra e Macron ka bërë me dije se këta trupa do të mobilizohen të hënën në mbrëmje deri në një njoftim të dytë,
Ata do të patrullojnë në qendrat kryesore të qyteteve dhe në vendet turistike. Kujtojmë se autori 20-vjeçar është neutralizuar dhe arrestuar dhe po mbahet në qeli. Dëshmitarët okularë janë shprehur se gjatë sulmit ai ka bërtitur “Allahu Akbar”. Po ashtu, autoritetet vendase e cilësojnë të riun si një radikal të fesë islame.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments