6.1 C
Tetovo
E diel, 13 Prill, 2025
BallinaLajmeRama dhe Kurti në stadium, ndjekin ndeshjen larg njëri-tjetrit

Rama dhe Kurti në stadium, ndjekin ndeshjen larg njëri-tjetrit

Mijëra tifozë kuqezi mbushën sonte stadiumin dhe tashmë kanë nisur festën për fitoren e thellë të Shqipërisë ndaj Çekisë.

Në stadium ndodhen politikanë dhe personazhe të njohur, përfshirë presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Në Arenën Kombëtare ndodhet edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që sot udhëtoi drejt Tiranës me djalin e Azem Jasharit, Lulzim Jasharin.

Por, ajo që vihet re është se Kurti nuk ndodhet pranë Ramës. Kryeministri shqiptar ndodhet me bashkëshorten e tij dhe djalin në tribunën VIP, pranë presidentit të FSHF-së Armando Duka. Ndërsa kryeministri i Kosovës qëndron në stadium, larg tribunës VIP.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments