Shqipëria ka shënuar dhe golin e tretë. Sërish autor i golit është Taulant Seferi, i cili shtyu topin në rrjetë pas një asisti të Dakut.
Çekët në fund u dorëzuan dhe kuqezinjtë kanë hipotekuar 3 pikët dhe vendin e parë.
Për “Ora News” drejtori i klubit Partizani, Olsi Rama u shpreh se askujt nuk ia merrte mendja që do të vinim në këtë pikë.
“Unë e pashë që në ndeshjen me Poloninë në Poloni ku humbëm me rezultatin 1-0 e pashë që kishte dritë në fund të tunelit dhe ekipi ishte në rrugën e duhur.
Tashmë na duhet një pikë vetëm dhe do jemi në Gjermani”, u shpreh Rama.