Mbështetësit e Izraelit dhe Palestinës u mblodhën në qytete anembanë SHBA-së pasi Izraeli i shpalli luftë Hamasit pas një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit nga grupi militant të shtunën herët në mëngjes.
Pasi grupe të mëdha mbështetësish palestinezë dhe izraelitë u mblodhën në Times Square dhe pasuan shkëmbime verbale, protestuesit kundërshtarë u përleshën pranë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ndërkohë, palestinezët amerikanë protestuan jashtë konsullatave izraelite në Atlanta dhe Çikago dhe në Kaliforni, teksa u mblodhën edhe mbështetësit e Izraelit.
Protesta të grupeve pro-palestineze dhe pro-izraelite u mbajtën edhe në kryeqytetin Uashington, ku pati edhe konfrontime fizike mes dy grupeve të protestuesve.
Shikoni videon.