Duke folur mbi Ligjin për lojërat e fatit, Grubi tha se tashmë me Ligjin e ri shteti do ketë kontrollë me mbi 51% dhe taksat e tatimet do të shkojnë në buxhet, derisa për 15 vite VMRO i dha monopol një kompanie.
“VMRO-DPMNE i dha monopol një kompanie për të organizuar lojëra fati për 15 vjet, tani shteti me 51% do t’i kontrollojë tri kompanitë për lojërat e fatit online dhe paratë nga taksat do të akumulohen në buxhetin e shtetit në vend që të shkojnë në ndonjë llogaritë jashtë vendit”, tha Grubi në intervistën për Kanal5.