-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSveçla: Informatat nga inteligjenca flasin për më shumë terroristë të vrarë në...

Sveçla: Informatat nga inteligjenca flasin për më shumë terroristë të vrarë në Banjskë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se aksioni po vazhdon në veri.

Ai ka shprehur dyshime se ka më shumë të vrarë se sa dihen zyrtarisht.

“Aksioni po vazhdon, në momentin kur do të gjenden trupat tjerë, apo në momentin kur do të kemi dëshmi patjetër që do të njoftojmë”, ka deklaruar Sveçla në konferencën e përbashkët për media me drejtorin e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, vet presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se janë katër të vrarë.

“Edhe vet presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për katër të vrarë. Informatat nga inteligjenca flasin për më shumë, por çdo moment që kemi dëshmi, do t’i publikojmë”, ka deklaruar Sveçla.

Kujtojmë deri më tani në janë ekzaminuar trupat e tre terroristëve që ishin vrarë gjatë sulmit ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vdekur edhe rreshteri Afrim Bunjaku.

Sveçla tha se mbi 90 persona morën pjesë në sulmin kundër Policisë së Kosovës.

“Serbia u mundua vazhdimisht të thotë se nuk ka të bëjë asgjë më këtë sulm, por faktet që do të publikohen dëshmojnë që përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi u kryen në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kopaunik. Këto pamje u siguruan nga dronët e grupit terrorist të cilit i kemi konfiskuar”, tha Sveçla të dielën./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments