-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKonferencë për shtyp Sveçla dhe Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha / ...

Konferencë për shtyp Sveçla dhe Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha / Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje në pronën e Radoiçiqit para sulmit të 24 shtatorit (komplet video)

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se vendi i tij ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup prej rreth 30 personave të armatosur dhe maskuar në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Serbia u mundua vazhdimisht të thotë se nuk ka të bëjë asgjë më këtë sulm, por faktet që do të publikohen dëshmojnë që përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi u kryen në bazën e trajnimeve ushtarake afër Jagodinës si dhe në Kopaunik. Këto pamje u siguruan nga dronët e grupit terrorist të cilit i kemi konfiskuar”, tha Sveçla të dielën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla kanë prezantuar prova të reja të grupit terrorist që kreu sulmin më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Hoxha ka prezantuar 5 video të cilat janë nxjerrë nga dronët që ka konfiskuar PK-ja ditë më parë, e ku shihen grupi terrorist duke kryer ushtrime në pronën e Milan Radoiçit.

Më poshtë ua sjellim shpjegimin e plotë të drejtorit të PK-së, Gazmend Hoxha lidhur me videot e prezantuara:

Video numër 1: janë incizimet e datës 26 gusht ku paraqiten imazhe nga Kopaniku ku shihen resortet e hotel “Grey” që është pronë e Milan Radoiçiqit.

Këto pamje janë nxjerri nga dronët që policia i ka sekuestruar pas ballafaqimit dhe ikjes së grupit terrorist nga Banjska.

Video numër 2: incizimet i përkasin datës së 2 shtator po ashtu janë pamje në Kopanik afër hapësirave të pronës së Milan Radoiçiqit. Këto imazhe paraqesin testimet e veshjeve të cilat janë me qëllim të mbulimit të temperaturës së trupit respektivisht kamerave termike që posedojnë dronët. Tentativë për të përdorur pajisje të veçantë që mund të mbulojnë snajperistët.

Video numër 3: janë pamjet e datës 20 shtator, dhe këto janë ushtrimet taktike operative për sulme. Këta ndahen në disa grupe në drejtime të ndryshme, janë të pajisur me armë të gjata, dhe pajisje ushtarake dhe mjete motorike të blinduara sipas pamjeve shihet që grupi ka simuluar sulmin dhe plagosjen e anëtareve të grupit terrorist, shkruan Telegrafi.

Në pamje shihet se grupi terrorist ka pasur në përdorim dy automjete të blinduara të cilat janë në posedim të forcave ushtarake të Serbisë. Këto blinda janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Në këto pamje ka edhe të shtëna me armë të gjata, të cilat gjithashtu janë konfiskuar.

Video numër 4: Në këtë video e cila është po ashtu e datës 20 shtator, paraqiten pamje ku grupi ka has në rezistencë dhe po sulmohet dhe ku simulohet mbështetja me mjete të blinduara.

Nga dronët, ekspertët tanë kanë arritur të nxjerrin edhe datat dhe lokacionet ku janë kryer ushtrimet.

Video numër 5: Në këto pamje po ashtu të datës 20 shtator janë vazhdim i pamjeve paraprake ku vërehen se automjetet e blinduara ka ndaluar, vërehet se ka luftime mes grupeve të stimuluara. Si pjesë e këtij ushtrimi ushtarak vërehen edhe automjetet e blinduara dhe dyshohet se njëri nga automjetet e konfiskuara nga Policia e Kosovës është përdorur në këtë ushtrim.“Elemente tjera që ndërlidhin sektorin e sigurisë së Serbisë, forcave të sigurisë së Serbisë me këtë grup terrorist janë edhe armatimet e sekuestruara nga Policia e Kosovës”, tha Hoxha

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments