Festivali i Dibrës të shtunën mbylli edhe edicionin XXII me radhë me ç ‘rast edhe u ndanë çmimet për teatrot e për aktorët. Me këtë rast Teatri i Tetovës dominoi me çmime, duke marrë ato më të rëndësishmet, ndërsa dy çmimet tjera shkuan për Teatrin Shqiptar të Shkupit, njofton Portalb.mk.
Juria e përbërë nga emrat e njohur, aktori nga Kosova Bislim Muçaj, aktorja nga Shkupi Vjollca Bekteshi Hamiti dhe aktorja nga Tirana Suela Konjari kishin barrën më të rëndë gjatë gjithë kohës sa zgjati Festivali Teatror i Dibrës, pasi në fund duhej zgjedhur shfaqja, regjia, aktori/ja më e mirë, bashkë dhe me rolet jo protagoniste.
Me këtë rast, katër çmimet kryesore i rrëmbeu Teatri i Tetovës, edhe atë:
Aktorja më e mirë jo protagoniste: Sheqerije Ilazi
Aktori më i mirë: Arsim Fazlija
Regjia më e mirë: Arben Kumbaro dhe
Shfaqja më e mirë: “Armiku i popullit”
Dy çmime po ashtu me rëndësi shkuan për dy aktorët nga Teatri Shqiptar i Shkupit për rolet e tyre në shfaqjen e fundit të këtij teatri “Adn” me regjinë e Fatos Berishës:
Aktorja më e mirë: Sara Bajrami
Aktori më i mirë jo protagonist: Adebin Alimi
Ky festival ka filluar nga data 24 shtator e deri në fund të muajit, pra data 30 shtator. Për shtatë net me radhë dibranët kishin mundësi të shohin shfaqjet e punuara nga teatrot vendore dhe rajonale. Kjo ngjarje organizohet nga Ylber Nuredini me stafin e tij të punës, ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës, Komuna e Dibrës dhe bizneset private të këtij qyteti që gjithnjë i rrinë prapa edhe kur mbështetja institucionale mungon.
Pjesëmarrës në festival ishin:
- Teatri Shqiptar Kumanovë – Shfaqja “Fluturimi mbi teatrin shqiptar”
Autor: Jeton Neziraj
Regjia: Erson Zymberi
Aktorë: Shkëlqim Islami, Mirsad Abazi, Egzona Salihu, Musa Isufi, Faton Ibrahimi
Shfaqje per publik +16
- Teatri i Tetovës me shfaqjen “ Armiku i popullit”
Autor: 𝑯𝒆𝒏𝒓𝒊𝒌 𝑰𝒃𝒔𝒆𝒏
Regjisor: 𝑨𝒓𝒃𝒆𝒏 𝑲𝒖𝒎𝒃𝒂𝒓𝒐
Interpretojnë:
𝑨𝒓𝒔𝒊𝒎 𝑭𝒂𝒛𝒍𝒊𝒋𝒂, 𝑩𝒍𝒆𝒓𝒊𝒎 𝑰𝒔𝒎𝒂𝒏𝒊, 𝑷𝒆𝒕𝒓𝒊𝒕 𝑵𝒆𝒛𝒊𝒓𝒊, 𝑬𝒍𝒎𝒆𝒅𝒊𝒏𝒂 𝑨𝒉𝒎𝒆𝒕𝒊, 𝑺𝒉𝒆𝒒𝒆𝒓𝒊𝒆 𝑰𝒍𝒂𝒛𝒊, 𝑴𝒖𝒛𝒂𝒇𝒆𝒓 𝑬𝒕𝒆𝒎𝒊, 𝑨𝒓𝒈𝒋𝒆𝒏𝒅 𝑯𝒂𝒔𝒂𝒏𝒊, 𝑩𝒆𝒓𝒂𝒕 𝑺𝒂𝒍𝒊𝒖, 𝑺𝒂𝒎𝒊 𝑴𝒖𝒔𝒕𝒂𝒇𝒂, 𝑨𝒍𝒊 𝑸𝒆𝒓𝒊𝒎𝒊, 𝑺𝒉𝒑𝒆̈𝒕𝒊𝒎 𝑩𝒆𝒂𝒅𝒊𝒏𝒊, 𝑯𝒂𝒔𝒊𝒎
𝑴𝒆𝒎𝒊𝒔𝒉𝒊 – 𝑺𝒐𝒑𝒊, 𝑬𝒓𝒎𝒂𝒍 Ç𝒂𝒏𝒈𝒂, 𝑩𝒆𝒌𝒊𝒎 𝑱𝒂𝒉𝒊𝒖, 𝑨𝒓𝒍𝒊𝒏𝒅 𝑺𝒆𝒍𝒊𝒎𝒊, 𝑱𝒆𝒕𝒎𝒊𝒓 𝑨𝒓𝒊𝒇𝒊, 𝑨𝒍𝒕𝒓𝒊𝒎 𝑴𝒂𝒎𝒖𝒕𝒊.
- Shfaqja “Arbri” – Teatri Oda – Prishtinë
Teksti dhe regjia: Lirak Çelaj
Asistente e regjisë: Rozafa Çelaj
Aktorët: Shkumbin Istrefi, Qendresa Jashari, Labinot Raci, Daniela Markaj, Blend Sadiku.
- Teatri Shqiptar i Shkupit – ADN
Autor: Dennis Kelly
Regjia: Fatos Berisha
Luajnë: Sara Bajrami, Visar Etemi, Abedin Alimi, Sabina Memishi, Fisnik Zeqiri, Mentor Kurti, Rrahim Ramadani, Gentiana Ramadani, Genci Mirzo, Arben Rasim, hetem Etemi.
- Fakulteti i Arteve Dramatike Shkup – Shfaqja “Gishti” (shfaqje mysafire)
nga – Doruntina Basha
Shfaqje diplome nën udhëheqjen e prof. m-r Refet Abazi dhe prof. m-r. Hismet Ramadani.
Luajnë: Zoja – Yllka Nuredini, Shkurta – Melika Kastrati (s.m), Shitësi – Bejtulla Kerimi
- Teatri i Gostivarit – Komedia “Mos i Luaj Anglezët”
Regjia: Elmir Sejfullai
Luajnë: Driton Lazami, Vullnet Ismani dhe Besnik Rushiti
- Komedia – “Shitet një i vdekur” Teatri i skenës së pavarur – Tiranë
Nga Dario Fo; Variant nga A.J
Regjisor: Arbër Jakllari
Luajne: Anxhelo Dauti, Xhino Musollari, Serxhjo Danga, Klesta Shero, Andi Begolli