Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përgënjeshtroi pohimet se në marketet tona shitet qumësht kancerogjen.
Ky reagim i tyre erdhi pasi VMRO-DPMNE doli me deklaratë ku tha se në vend importohen dhe lëshohen në përdorim më shumë se 20 ton qumësht kancerogjen, të importuar nga Serbia.
“Që të mos ketë spekulime tjera dhe mashtrim të opinionit, se qytetarët në vend pijnë qumsht jo të sigurt me aflatoksin, me përgjegjësi vërtetojmë se me qëllim ndalimin e rrezikut të shëndetit publik, përshkak të pranis së zmadhuar të aflatoksin M1, në fuqi është Vendimi për sigurinë e masave të importit të qumshtit, produktet e qumshtit dhe ushqimit të kafshëve nga 1dhjetori i vitit të kaluar të cilin e ka sjellur AUV”, thekson Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Nga VMRO paraprakisht e publikuan raportin e rezultateve laboratorike të qumshtit me çka akuzojnë se qumshtii është kancerogjen dhe se mostrat e analizuara nuk i përshtaten kriteve të parametrit të kërkuar në pajtim me Rregulloren e sigurisë ushqimore.