Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Milan Radoiçiq ndodhet në Serbinë qendrore dhe se do të intervistohet [lidhur me pjesëmarrjen e tij në grupin terrorist që vrau pjesëtarin e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Siç raporton “Nova”, Vuçiq e mohoi se Radoiçiq është plagosur gjatë përleshjes së armatosur të grupit terrorist serb me Policinë e Kosovë në Banjskë të Zveçanit.
“Milan Radoiçiq asnjëherë nuk u fsheh dhe nuk u turpërua për rolin e tij. Ai patjetër do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiq.
“Kam besim se ai do të merret në pyetje. Gjendet në territorin e Serbisë qendrore dhe vendi ynë dhe autoritetet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, shtoi Vuçiq.
Duke folur për videon e publikuar nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në të cilën shihet Milan Radoiçiq, Vuçiq tha se nuk ishte një video nga manastiri i Banjskës, por një video nga bujtina, transmeton Telegrafi.
A është (incizim autentik) apo jo, kjo vërtetohet nga autoritetet kompetente”, tha Vuçiq dhe shtoi se pret që pala kosovare të tregojë se si u vra polici.
Vuçiq iu referua gjithashtu deklaratës së Sveçljes se njëri nga të vrarët ishte truprojë e Vulinit.
“Ai njeri ka qenë në Mbrojtjen Civile kur Aleksandar Vulin ishte drejtor i Zyrës për Kosovë. Ai [Vulin] po shkonte në Graçanicë dhe ai një ditë ishte në sigurimin e tij”, tha Vuçiq.
Ai iu referua edhe dokumentit të publikuar sot nga ministri Sveçla se është gjetur një dokument i ushtrisë serbe.