Bojan Mijailoviq, njëri prej terroristëve të vrarë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri, ishte dikur truprojë e shefit të BIA-s, Aleksandër Vulin.
Mijailoviq në vitin 2013 ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.
Me pretendimin se Mijailoviq dhe 9 truproja të tjera të Vulinit ishin maltretuar, kishin pësuar 11 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga një proces gjyqësor i EULEX-it.
Demokracia.com ka siguruar edhe dokumente lidhur me procesin gjyqësor, ku përmendet emri i terroristit të vrarë.
Kolegji i Gjykatës së Apelit i përbërë prej dy gjyqtarëve vendas dhe një gjyqtari të EULEX, rast ky që po ndiqej po ashtu nga një prokurore e EULEX-it, nxori aktgjykimin më 26 prill 2017 për rastin PAKR 220/16.
Kjo gjykatë, me anë të këtij aktgjykimi, i kishte modifikuar dënimet e mëparshme.
Rasti penal për të cilin është parashtruar ankesa kishte të bënte me një incident që kishte ndodhur më 8 janar 2013.
Sipas pretendimeve të EULEX, një grup prej 11 pjesëtarëve të NJOS ishin caktuar për ta bërë përcjelljen e 10 të paraburgosurve të përkatësisë etnike serbe prej Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë deri në Gjykatën për Kundërvajtje, i kishin maltretuar truprojat e Vulinit.
Ata ishin liruar nga pjesa e mbetur e akuzave, pasi që nuk ishte dëshmuar ‘përtej dyshimit të arsyeshëm’ se ata i kishin kryer këto vepra penale.
Pesë të pandehurit tjerë ishin liruar nga të gjitha akuzat.
Të pandehurit janë ankuar ndaj aktgjykimit në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar, mes tjerash, se vepra penale e sulmit ishte e përfshirë në veprën penale të keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës ishte modifikuar dhe të pandehurit ishin liruar nga akuza për veprën penale të sulmit, ndërsa dënimet e tyre ishin ulur në përputhje me këtë.