10.8 C
Tetovo
E mërkurë, 20 Nëntor, 2024
BallinaLajme‘Manastiri do kthehej në kasaphanë, do vriteshin murgj e pelegrinë’! Zheji zbulon...

‘Manastiri do kthehej në kasaphanë, do vriteshin murgj e pelegrinë’! Zheji zbulon skenarët që kishin përgatitur terroristët në Kosovë

Analisti Artur Zheji tregoi në studion e Top Story skenarin e terroristëve serb për sulmin e ndodhur një ditë më parë në veri të Kosovës.

Sipas tij, manastri i Banjskës u zgjodh për të provokuar forcat e Kosovës që të sulmonin brenda ku do të ishin vrarë pelegrinët. Kjo do të dilte sikur Kosova kishte vrarë fetarët dhe do të ngjallte irritim nga ndërkombëtarët.

Sipas tij, nga pala serbe ka pasur irritim edhe pas qëndrimit të Shqipërisë në OKB, që paralelizoi Kosovën me Ukrainë.

“Nga dy burime një pjesë e skenarit që asaj që ka ndodhur. Vendndodhja lidhet me Manastirin. Skenari ka qenë që forcat do blindoheshin brenda manastirit do provokoheshin forcat e policisë. Aty ka pasur pelegrinë nga zonat e thella të Serbisë, Ukrainës dhe nga Maqedonia e Veriut. Një gabim sado i vogël do vriste pelegrinët do bëhej sikur shqiptarët vrasin fetarët e krishterë kjo do krijonte irritim të madh. Vuçiçi është brenda. Unë mendoj që për të pasur pikturën e madhe, ka pasur një nervozizëm dhe për faktin e performancës që Shqipëria pati në Këshillin e Sigurimit. Debati u lidh dhe u referua me Kosovën. Paralelizmi mes Kosovës dhe Ukrainës. Është krijuar një ekuacion më i madh, ku plani B i luftës, u shtyp butoni, Vuçici kishte dy rrugë, ose të jepte dorëheqjen ose të shkelej nga opozita. Vuçici kishte krijuar iluzionin që me Merkel që kishte mundësi ta spostonte qendrën e botës serbe nga Moska në Berlin. Ai ishte një ballkanas europian me tipare europiane. Ai ka marrë investime më shumë se ne, lek pa fund. Ka ndjekur shkollën e Titos. Sipas skenarit të tyre do bëhej kasaphanë aty në Manastir”-tha Artur Zheji në Top Story.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments