16.9 C
Tetovo
E enjte, 3 Tetor, 2024
BallinaLajmeGjashtë serbët e arrestuar në Banjskë të Zveçanit, ndalohen për 48 orë

Gjashtë serbët e arrestuar në Banjskë të Zveçanit, ndalohen për 48 orë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se që nga marrja e informatave të para lidhur me sulmin e ndodhur në mëngjesin e së dielës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori i PSRK-së për të mbikëqyrur aksionin e sotëm.Siç bën të ditur PS, gjatë aksionit të sotëm të Policisë janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments