Kryetari i Kuvendit të ASH-së dhe ish-lideri i kësaj partie, Ziadin në edicionin e parë të sezonit të ri të ClickPlus në TV21 ka folur për zhvillimet politike dhe veprimin e ASH si pjesë e Qeverisë.
Ai tha se vazhdon të jetë konsistent në qëndrimet e tija, të cilat i ka shprehur publikisht teksa ka qenë kryeopozitar.
“Do të vazhdoj të jem konsistent në qëndrimet e mija. Do të vazhdoj t’ju qëndroj prapa deklaratave të mija të shprehura si kryeopozitar, sepse i kam thënë pa ndonjë prapavijë, për të nxjerr popullin në dritë, sepse jemi shumë larg dritës”, theksoi Sela.
Ai shtoi se individualisht nuk “është pjesë e Qeverisë”.
Lidhur me hyrjen e ASH-së në Qeveri, Sela tha se partia e tyre nuk e bën avokatin e askujt. “Ne skemi bë koalicion me BDI, po jemi pjesë e Qeverisë. Ka pas debate brendapartiake dhe një referendum brenda anëtarësisë në një proces transparent”, tha Sela.