-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti i ashpër me Lajçakun: Serbia e ka bërë përfaqësues, BE-ja të...

Kurti i ashpër me Lajçakun: Serbia e ka bërë përfaqësues, BE-ja të marrë masa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak se po bashkëpunon me palën serbe në këtë proces dhe po mbron interesat e saj.

Duke iu përgjigjur pyetje të gazetarëve, Kurti ka thënë se këto akuza nuk janë për Bashkimin Evropian si institucion por për emisarin Lajçak.

“Unë nuk do të thosha që ka pasur koordinim të BE-së me Serbinë, por emisari special i BE-së ka pasur koordinim me presidentin e Serbisë, sepse nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë e shpërfillen propozimet tona”, tha Kurti.

Kurti shtoi se në fund doli që Serbia nuk ka bërë asnjë propozim veç një dokument kushtëzues.

“Ne kemi besuar që kompromiset që i formulojke Lajçaku janë mes dy propozimeve të Kosovës dhe Serbisë por po del që kanë qenë vetëm deformim të propozimeve tona. Paradoksalisht Serbia e ka bërë përfaqësues Lajçakun”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se në këtë rast nuk mund ta barazoj emisarin evropian me Bashkimin Evropian.

“Kjo duhet diskutuar, kjo mënyrë aspak neutrale e ndërmjetësimit. Emisari Lajçak natyrisht që nuk më jep llogari mua si kryeministër por ai duhet t’i japë llogari Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Evropian. Unë besoj që ajo çfarë kam thënë këto ditë e fundit është mëse e mjaftueshme për këtë llogaridhënie të tij atje”, tha i pari i Qeverisë.

Kurti ka folur edhe për masat e BE-së, ndaj Kosovës të cilat ka thënë se nuk kanë të bëjnë me marrëveshjen bazike.

“Çështja e masave dhe heqjes së tyre ka të bëjë me de-eskalimin në veri të Kosovës, nuk ka të bëjë me marrëveshjen bazike. Masat e i kemi për shkak të përpjekës për destabilizim dhe dhunës së shkaktuar në veri”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments