Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një mesazh opozitës me një video në profilin e tij në Instagram mbrëmjen e së martës.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka publikuar një video ku shihet duke ngrënë parizierë me kolegët e tij.
“Diçka që populli e do, diçka me të cilën jemi rritur, diçka që e ha shpesh edhe sot, sidomos në avion kur jam jashtë vendit, i kërkoj të më bëjnë një sanduiç pikërisht nga ky lloj parizeri.Nuk e bëjmë këtë për të treguar se edhe ne jemi njerëz të zakonshëm”, tha Vuçiq në videon që publikoi pasi shumë e kritikuan atë se ishte milioner dhe nuk hante ushqim salçice parizeri.