Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se në bazë të një plani operativ të përgatitur më parë për kontrollin e objekteve hotelierike, punonjësit e policisë në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës, kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hoteliere në Zherovjan, komuna e Bogovinës, ku kanë gjetur drogë, ndërsa nga DAP, kanë konstatuar moslëshim të llogarive fiskale.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Gjatë kontrollit janë gjetur katër shtetase të huaja (nga Serbia, Ukraina, Moldavia dhe Shqipëria) si dhe 55 të ftuar, mes të cilëve dy të mitur. Në dyshemenë e objektit është gjetur një pako me lëndë pluhuri”.
Nga MPB gjithashtu njoftojnë se nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, është konstatuar moslëshimi i llogarive fiskale, ndërsa nga Inspektorati Shtetërorë i Punës, është konstatuar persona që kryejnë veprimtari pune pa u regjistruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit nga MPB, theksojnë se do të dorëzohen parashtresat përkatëse.