-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Eurovia si nënkontraktor i korridoreve 8 dhe 10D, do të mbushë...

VMRO-DPMNE: Eurovia si nënkontraktor i korridoreve 8 dhe 10D, do të mbushë arkat e BDI-së

i nënkontraktor kryesor i korridoreve 8 dhe 10D, kompania Eurovia do të mbushë sërish arkat e partisë së BDI-së me paratë e qytetarëve – akuzuan sot nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti thonë se edhe përkundër periudhës prej 6 muajsh e gjysmë nga ceremonia e parë solemne për ndërtimin e Korridorit 8, në terren nuk ka asnjë metër asfalt të ri, përcjell KlanM.

“Asgjë nga paralajmërimet e Kovaçevskit se autostradat në korridoret 8 dhe 10D do të ndërtohen me shpejtësi. Vetëm foto dhe deklarata, dhe pas ceremonisë në kantieret ku do të ndërtohet autostrada, nuk ka asnjë makineri dhe asnjë punëtor. Dhe nga ky projekt qeveria e BDI-së dhe LSD-së bën krim me paratë e qytetarëve. Është skandaloze që nënkontraktori kryesor i këtyre projekteve është kompania Eurovia, e cila është donatori kryesor partiak i BDI-së. Nuk ka asgjë të diskutueshme për BDI-në dhe LSD-në, si kompani që çdo vit dhuron miliona euro në llogarinë e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe merr para nga shteti. Është e qartë se paratë që do të marrë Eurovia do të përfundojnë direkt në llogarinë partiake të BDI-së. Më herët po kjo kompani ka marrë tender direkt nga MPJ dhe Bujar Osmani për transformimin e sallës Boris Trajkovski për të mbajtur një manifestim”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Nga partia e Mickoskit akuzojnë edhe organet e drejtësisë dhe Antikorrupsionin sepse, sipas tyre, po heshtin në lidhje me këtë rast./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments