5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShqipëri / Të hënën nis regjistrimi i popullsisë/ Ministri i Pushtetit Vendor...

Shqipëri / Të hënën nis regjistrimi i popullsisë/ Ministri i Pushtetit Vendor shpjegon të dhënat që do mblidhen

Këtë vit do të mësojmë numrin e saktë se sa shtetas shqiptarë dhe jo vetëm jetojnë brenda territorit të Shqipërisë, sa meshkuj e sa femra, sa të arsimuar dhe jo, si dhe informacione të tjera.

Të hënën mbi 7000 mijë persona do të dalin në terren për të grumbulluar dhëna të detajuara derë më derë. Ministri i Pushtetit Vendor, Arbër Mazniku tha se ky është një proces i rëndësishëm jo vetëm për regjistrimin e popullsisë.

“Bëhet regjistrimi i popullsisë rezistente në Shqipëri, i banesave dhe një seri të dhënash të tjera të qytetarëve, ku duhen rrugë, ku duhen parashikuar shkollat apo çerdhet e reja. Bazuar te ky informacion bëhen dhe projeksionet e rritjes apo ndryshimit të popullsisë në vijimësi”-shprehet Arbër Manziku.

Qytetarët do të duhet të plotësojnë një formular ku kërkohet informacion i detajuar i cili duhet të plotësohet me korrektësi. Ata  do të kontaktohen në telefon për të rakorduar një takim me grupet regjistruese dhe për ata të cilët nuk do t’i përgjigjen me korrektësi këtij procesi do të ketë penalitete.

Procesi i grumbullimit të dhënave zgjat 6 javë. Për herë të parë të dhënat do të grumbullohen në mënyrë digjitale çka do të lehtësojë dhe përshpejtojë procesin e përpunimit të tyre.

Ministri Mazniku tha se për çdo të dhënë që do të mblidhet dhe do të ruhet privatësia e tyre.

Ky është censi i 12-të që bëhet në vendin tonë . Ky proces përsëritet një herë në 10 vjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments