9.7 C
Tetovo
E mërkurë, 2 Tetor, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani do të niset për në SHBA, Hovenier i shkon në...

Vjosa Osmani do të niset për në SHBA, Hovenier i shkon në zyre: Bisedojnë për zhvillimet politike

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e presidencës në FB, takimi ndodhi në prag të vizitës së Presidentës Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftim theksohet se Osmani do të marrë pjesë në “javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara ne Neë York”.

Në takim u bisedua edhe për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan poashtu për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkta”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments