7.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBlerim Sejdiu shkel mbi sakrificën e shqiptarëve, anashkalon krejtësisht gjuhën shqipe në...

Blerim Sejdiu shkel mbi sakrificën e shqiptarëve, anashkalon krejtësisht gjuhën shqipe në përdorim zyrtar të komunës së Zhelinës.(FOTO)

Deponia e fshatit Debërcë në komunën e Zhelinës, ka disa ditë që po digjet derisa autoritetet e komunës nuk kishin ndërmarë asnjë veprim konkret.

Zjarret janë ende aktive teksa banorët e fshatit dhe vendeve përreth po thithin ajër të ndotur.

Ndonëse që disa ditë rradhazi nuk arriti të menaxhonte situatën me zjarrin, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu kishte bërë kërkesë për ndihmë në shuarjen e zjarreve Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Në dokumentin të cilin e kemi siguruar, vërehet se kërkesa e parashtuar është vetëm në gjuhën maqedonase, duke anashkaluar krejtësisht gjuhën shqipe e cila njihet tashmë si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments