Ish shefi i Divizionit të Evropës në Drejtorinë e Operacioneve në CIA Rolf Mowatt-Larssen ka deklaruar nga Tirana se Shqipëria po kontribuon në forcimin e marrëdhënieve transatlantike.
Për Larsen ka tre opsione se kur presidenti Putin do të përdorë armët nukleare.
E pranishme në Seminarin për impaktin e luftës në Ukrainë në zhvillimet aktuale në rajonin tonë, ish zv/kryeministrja kosovare Edita Tahiri adresoi kritika për qasjen e BE-së.
Tahiri tha se Serbia po kërkon ta përdorë situatën e tensionuar.
Ndërkaq sipas folësve në këtë Seminar, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vazhduar politikën e balancimit mes Perëndimit dhe Rusisë.
Sipas tyre leva më e madhe e Perëndimit në rajon – perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian – ka humbur besueshmërinë vitet e fundit.