9 C
Tetovo
E mërkurë, 2 Tetor, 2024
BallinaLajmeProf.Dr Agim Nuhiu akuza Avokatit të Popullit: Po heshtë për diskriminimin e...

Prof.Dr Agim Nuhiu akuza Avokatit të Popullit: Po heshtë për diskriminimin e nxënësve shqiptarë në Veles! Kallëzim për kryetarin e Velesit dhe të Gazi Babës.

Zv.ministri i Arsimit, Agim Nuhiu, ka kritikuar Avokatin e Popullit, Naser Zyberin se po heshtë, siç ka thënë, për diskriminimin e nxënësve shqiptarë në Veles.

“Pse heshtë Avokati i Popullit, pse heshtë komisioni nga Diskriminimi. Ç’bëjnë Prokuroria dhe institucionet që duhet ta ngrejnë zërin kur konsumohen veprat penale që kanë të bëjnë me parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit. Këtu kemi diskriminim direkt mbi baza etnike. Nxënësit shqiptarë, qoftë edhe një të jetë, qoftë në Veles, në Çashkë apo kudo tjetër do të duhet të ketë qasje tek të mirat dhe shërbimet që duhet t’i ofrojnë autoritetet komunale”, tha Nuhiu për Alsat.

Nxënësit shqiptarë në Veles ankohen se diskriminohen pasi pengohen që të shkollohen në gjuhën amtare. Prej disa ditësh 16 të rinjë shqiptarë protestuan para gjimnazit “Koço Racin” në Veles pasi nuk arritën të regjistrohen me kriteret e njejta, që sipas tyre, vlenin për nxënësit maqedonas. Sot, ky problem është zgjidhur, por ata kanë edhe ankesa tjera, ndër të cilat thonë se në paralelet në gjuhën shqipe vetëm 2 deri në 4 lëndë ligjerohen në shqip, tjerat maqedonisht.

Ndërkaq, 13 fëmijë të Idrizovës, në komunën e Gazi Babës, ankohen se s’mund të ndjekin mësimin në shkollën “Njegosh” pasi u mohohet kjo e drejtë në klasat VI- IX.

Zëvendësministri i arsimit Agim Nuhiu, në intervistë për Alsat tha se dikasteri i tij po shqyrton mundësinë për të denoncuar penalisht kryetarin e Komunës së Velesit Marko Kolev dhe atë të Gazi Babës Boban Stevskovski për diskriminimin e nxënësve shqiptarë në komunat e tyre.

Nuhiu tha se dy kryetarët po shkelin po shkelin nenin 137 të Kodit Penal duke u pamundësuar nxënësve mësimin në gjuhën amtare dhe rrezikojnë të dënime nga 6 muaj deri në 5 vite burg.

“Ne jemi duke menduar që edhe ne t’i shfrytëzojmë instrumentat e karakterit penal juridik, është neni 137 i Kodit Penal që sanksionon çështjen e barazisë dhe mos diskriminimit. Cilido kryetar i komunës, përfshirë edhe ai i Gazi Babës, kur do të ngritet padi penale, kur do t’i vendohen prangat për vepër penale, a e dini sa është vepra penale e ndëshkueshme 6 muaj deri në 5 vite burg. Kur t’ia vendosësh prangat cilitdo kryetar komune që diskriminon qoftë edhe një fëmijë shqiptarë ne përcjellim tjetër mesazh, se funksionojnë institucionet e sistemit dhe jo vetëm të në beteja politike dhe të bëjmë filmin e vizatuar “Tomi dhe Xheri”, deklaroi Agim Nuhiu, zv.ministër i Arsimit.

“Ne jemi duke menduar që t’i denoncojmë për konsumim të veprës penale sipas nenit 137 të Kodit Penal. Askujt të mos i shkojë mendja të luaj me ndjenjat dhe me interesat e fëmijëve shqiptarë dhe të tjerëve”, tha Nuhiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments