6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBurgjet të mbingarkuara, kryeministri Kovaçevski tregon për mundësinë e amnistisë për disa...

Burgjet të mbingarkuara, kryeministri Kovaçevski tregon për mundësinë e amnistisë për disa të dënuar

Është fakt që burgjet janë të mbingarkuara, kjo është fakt dhe nëse pyesni deri te drejtorët e burgjeve, do ta konfirmojë të njëjtën, këtë e tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur për idenë për ligj të ri për amnisti.Kovaçevski tha se për vepra të caktuara ka dënime tjera përpos burgut.

“Ka edhe instrumente tjera në lidhje me dënimin, kjo është punë e caktuar për qëllime të shoqërisë që mund të bëhen e kështu me radhë. Ministria e Drejtësisë një kohë të gjatë punon për këtë zgjidhje ligjore dhe ministri i Drejtësisë kishte edhe deklaratë publike në lidhje me këtë ligj. Unë deri tani nuk kam dëgjuar komente të këqija, marrë parasysh se bëhet fjalë për uljen e dënimeve për ata që tashmë kanë nisur me vuajtje të dënimit, megjithatë nuk përfshin vepra që janë të natyrës më të rëndë”, tha Kovaçevski duke shtuar se propozim ligji duhet të hyjë në procedurë qeveritare që më pas të kalojë në Kuvend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments