0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRoth nuk u takua me Mickoskin

Roth nuk u takua me Mickoskin

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman ka zhvilluar takime me deputetë, kryeparlamentar, përfaqësues të qeverisë, por jo edhe me liderin e opozitës VMRO-DPMNE.

Lidhur me qëndrimin e Mickoskit për amendamentet kushtetuese, Roth thotë se i kupton të gjitha kritikat, por në fund nuk duhet lejuar që qëndrime të tilla t’i kushtojnë shtrenjtë qytetarëve.

Deputetët duhet të votojnë ndryshimet në Kushtetutë sepse qytetarët janë të paduruar që vendi të vazhdojë rrugën drejt BE-së, tha Roth pas takimit me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, transmeton Flaka

Deputeti gjerman thotë se integrimi evropian nuk është vetëm në interes të shtetit por edhe të BE-së. Ai siguron se askush nga pala nuk ka të drejtë të vendosë për identitetin, qytetarët e bëjnë vetë.

Lidhur me planin gjashtëpikësh që Roth e prezantoi në parlament, ai thotë se nuk e di nëse do të jetë i pranueshëm nga anëtarët e tjerë, por Qeveria e Gjermanisë është dakord me më shumë mundësi dhe fillimin e politikës së unanimitet.

Osmani tha se ndryshimet do të çojnë në hapjen e kapitullit të tretë dhe të katërt, dhe mbështetja që marrim në vazhdimësi nga Gjermania favorizon qëndrimin tonë në kontestin me Bullgarinë.

Është koha që shteti të vazhdojë me vendosmëri drejt përmbushjes së qëllimit të tij strategjik, tha Roth në takimin me kryeministrin Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut duhet të njohë rëndësinë e momentit historik me të cilin po përballet dhe për këtë arsye është e një rëndësie vendimtare që të bëhet një hap përpara në procesin e integrimit evropian që do të sigurojë një të ardhme të sigurt evropiane për qytetarët. Gjermania e sheh Maqedoninë e Veriut si pjesë integrale të Bashkimit Evropian, një vend, aspiratat dhe përparimi i të cilit meritojnë të shpërblehen me anëtarësimin në familjen e madhe evropiane, deklaruan nga qeveria

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments