3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePlasi bomba e Korridorit 8, nga sot nisin punimet (FOTO)

Plasi bomba e Korridorit 8, nga sot nisin punimet (FOTO)

Bomba e parë e shpërthimit ka nisur nga Banjica e Epërme e Gostivarit.Me këtë oficialisht ka nisur jetësimi i njërit prej projekteve më të mëdha deri tani ,ai i Korridorit 8 informon Tetovasot.
Në fshatin Banjicë e Epërme – Gostivar në prani të zëvendës kryeministrit të parë Artan Grubi është bërë sot minimi me të cilin do të fillojnë punimet ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për thyerjen e trasesë së autostradës Gostivar Bukojçan (30.1 kilometra) në Korridorin 8.

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi është edhe koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d .Në Banjicë poashtu ishte edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi.

Marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria me “Behtel dhe Enka” parasheh ndërtimin e autostradave Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë në Korridorin 8 dhe autostradën Prilep – Manastir në Korridorin 10d.

Te njësia projektuese – Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, tashmë janë dorëzuar projektet infrastrukturore për të gjitha njësitë – përveç për Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë. Janë dorëzuar edhe raporte për shpronësime për Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçan, ndërsa deri në fund të këtij muaji priten raporte edhe për në Prilep-Manastir.

Kompanisë “Behtel dhe Enka” deri më tani i janë paguar dy këste, prej 117 milionë euro dhe 53 milionë euro, në përputhje me Programin e Financimit të Infrastrukturës Rrugore për projektin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d për vitin 2023, i cili parashikon gjithsej 243 milionë euro për këtë gjithsej 243 milionë euro për këtë vit.Tetovasot

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments