7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBajram Begaj nga Shkupi: Përshpejtimi i integrimit vjen nga bashkëpunimi rajonal

Bajram Begaj nga Shkupi: Përshpejtimi i integrimit vjen nga bashkëpunimi rajonal

Nga Shkupi, ku po mbahet takimi i radhës i liderëve të procesit të Brdo-Brijunit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka theksuar se përshpejtimi i procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE mund të arrihet vetëm përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Kjo e udhëhequr nga siguria dhe stabiliteti.

Begaj ka kërkuar të inkurajohen vlerat evropiane, ku të rinjtë të ndihen optimistë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre.

Presidenti ndodhet në Maqedoninë e Veriut që prej të dielës së 10 shtatorit.

Në këtë takim liderët në këtë samit të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale.

Kjo, veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale.

Përgjatë dy ditëve Presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderët e partive politike shqiptare.

Në fokus të takimit të liderëve të vendeve ballkanike në procesin e Brdo-Brione, këtë vit do të jetë integrimi evropian, ndryshimet klimatike dhe emigracioni i të rinjve.

Në prag të procesit, të dielën ka pasur një takim përgatitorë në mes të presidentëve të rajonit.

Qëllimi kryesor i këtij procesi është integrimi i plotë i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, stabilizimi i situatës në Ballkanin Perëndimor duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Samiti i Brdo-Brione ka filluar që nga viti 2013.

Ishte iniciuar nga presidenti i atëhershëm i Sllovenisë, Borut Pahor, dhe ai i Kroacisë, Ivo Josipoviç.

Ky takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, vjen në prag të atij të nivelit të lartë që pritet të mbahet më 14 shtator, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian do të takohen në Bruksel.

Zyrtarët e BE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas pushimeve të verës, kanë filluar përpjekjet e tyre më të fuqishme për të arritur ndonjë zgjidhje të problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments