Shqipëria ia doli të mposhtë 2-0 Poloninë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024. Për djemtë e Sylvinhos, golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku në minutat 37 dhe 62.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe i biri, Zaho e ndoqën nga stadiumi Air Albania ndeshjen.
Sot përmes një postimi në Facebook-un e tij, Rama shkruan se lojtarët e kombëtares dhuruan një gëzim të madh për të gjithë shqiptarët, me dy golat.
Mirëmëngjes dhe me dy eurogolat e një mbrëmjeje të paharrueshme në Air Albania Stadium, ku kuqezinjtë i dhuruan të gjithë shqiptarëve një gëzim të madh me fitoren që i nxorri në krye të grupit si asnjëherë më parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Kjo fitore vjen pas 70-vjeçësh. Fitorja e fundit (dhe e vetmja deri para kësaj ndeshje) datonte në vitin e largët 1953.