8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeIlir Kulla: Lironi Dritanin të dashur gjyqtarë!

Ilir Kulla: Lironi Dritanin të dashur gjyqtarë!

Nga Ilir Kulla

Lironi Dritanin të dashur gjyqtarë! Jeni në shkelje të ligjit vendas dhe ndërkombëtar. Koha prej 45 ditësh për paraburgimin për ekstradim kaloi dhe Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka sjellë dokumente shtesë sepse nuk ka të tilla. Lironi Dritanin zotërinj e zonja gjyqtarë është familjar dhe ka 2 prindër të moshuar në ngarkim e një fëmijë 5 vjeç!A e mendoni veten tuaj në kushtet e tij. Lironi Dritanin se jo vetëm nuk ka bërë gjë për të qenë në burg, po i ka shërbyer Republikës dhe Kombit duke denoncuar një nga mashtrimet më të mëdha të bëra në histori, atë të trafikut të organeve në Shqipëri nga UÇK. Dritani meriton të jetë në parlament me atë që ka bërë, jo në burg.

Lironi Dritanin zonja dhe zotërinj se do iu zërë turpi i Historisë, Dritani është ushtarak dhe i ka shërbyer Kombit me gjithë familje! Një ditë ai do dalë nga burgu edhe sikur ta ekstradoni, po ç’do ju ngelet ju të nderuar, kur njerëzit t’ju pështyjnë rrugëve për këtë paturpësi.

Lironi Dritanin të nderuar gjyqtarë dhe jepini mundësinë të gjykohet në Shqipëri për akuzat e Gjykatës Speciale. Është një e drejtë që i jepet gjithkujt përsa kohë ka të drejtën Kushtetuese të Prezumimit të pafajësisë.

Lironi Dritanin që natën të flini gjumë pa ndjenjën e fajit se keni bërë një padrejtësi, që kur të shihni veten në pasqyrë të mos iu vijë turp për çfarë shihni, që një ditë fëmijëve tuaj të mos i thonë femijë e tradhëtarë të Kombit. Lironi Dritanin se e meriton Lirinë!

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments