7 C
Tetovo
E martë, 5 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVjosa Osmani takohet me Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, flasin mbi...

Vjosa Osmani takohet me Kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, flasin mbi zhvillimet në rajon

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në selinë e NATO-s, është pritur në takim nga Admirali Rob Bauer, Kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Në takim u diskutua për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s për lirinë dhe sigurinë e vendit tonë, thellimin e bashkëpunimit Kosovë-NATO, si dhe koordinimin ndërmjet institucioneve te sigurisë së Republikës së Kosovës dhe KFOR-it. Presidentja shprehu mirënjohjen e thellë për përkushtimin e grave dhe burrave nga forcat aleate për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në vend e rajon, me ç’rast Osmani theksoi se sfidat e sigurisë nuk janë asnjëherë individuale, por përgjegjësi kolektive.

Presidentja nënvizoi se Republika e Kosovës, si partnere e përkushtuar e NATO-s, do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatë për t’i adresuar bashkërisht sfidat e sigurisë, si dhe për ta promovuar paqen dhe sigurinë.

Osmani foli edhe për vendosmërinë e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në NATO, dhe përfshirjen në Programin e Partneritetit për Paqe, duke nënvizuar nevojën për kreativitet dhe fleksibilitet për ta lehtësuar integrimin e plotë në NATO.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments