16 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeMe 7,5 milionë euro rehabilitohet autostrada Shkup-Tetovë

Me 7,5 milionë euro rehabilitohet autostrada Shkup-Tetovë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi dhe drejtori i Ndërmarrjss publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale, Kostadin Acevski, sot kontrolluan rehabilitimin e aksit të autostradës A2 apo nga Shkupi – Tetovë. Sipas tyre, ky riparim i korsisë dhe vendosja e barrierave të zëshme është pjesë e ciklit investues të Qeverisë për ndërtim dhe modernizim të Korridorit 8 evropian.“Rehabilitimi i pjesë së Korridorit 8 apo autostradës A2 Shkup-Tetovë po bëhet me buxhet prej 7,5 milionë eurove. Ka rehabilitim për pjesët më të dëmtuara. Presim kjo pjesë të prëfundojë në tetor. Kontrolluam barrierat e vendosura të zëpshme afër komunës së Sarajit me gjatësi prej 1650 metrave. Barriera të zëshme janë vendosur edhe në një pjesë të Kprridorit 10, përkatësisht 1770 metra drejt Kumanovës. I pastruam të gjitha autostradat, punuam aktivisht me kositjen e barit, deri më tani janë kositur 1.930.000 metra katrorë bar dhe kemi grumbulluar 650 kubikë mbetirina, të bëj thirrje të kemi kujdes dhe ta rauajmë mjedisin jetësor të autostradave”, deklaroi Ejup Rrustemi.

Zëvenëskryeministri i parë, Artan Grubi theksoi se me rehabilitimin e këtyre rrugëve udhëtimi në vend do të jetë më cilësor për shkak të punës edhe në vendkalimet kufitare.

“Sot ministri i Punëve të Brendshme e nënshkroi marrëveshjen e cila është miratuar nga ana e Qeverisë për vendosje të kontrolleve të përbashkëta në kufi me Kosovën, afër Bllacës dhe afër Jazhincës me metodologji të re moderne dhe e cila është paraparë në ribalancin e buxhetit, i cili është paraparë të miratohet nga ana e Qeverisë. I rrumbullakësojmë në këtë mandat të gjitha projektet më të rëndësishme për shtetin Korridoret 8 dhe 10, vendkalimet me Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën për jetë më cilësore të qytetarëve dhe zhvillim më të mirë ekonomik”, theksoi Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments