9 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeFadil Zendeli : Ndryshimet në Kodin Penal po bëhen me qëllim që...

Fadil Zendeli : Ndryshimet në Kodin Penal po bëhen me qëllim që Nikolla Gruevski të kthehet në Shkup pa therë në këmbë

Nga blloku opozitar kanë reaguar pas njoftimit se Qeveria në procedurë të shpejtuar, respektivisht me “flamur europian” propozon që të bëhen ndryshime në Kodin Penal, përcjell TV21. Deputeti Fadil Zendeli i shoqëruar nga deputetet e Lëvizjes Demokratike dhe të Alternativës, tha se kjo po bëhet me qëllim që ish kryeministri Nikolla Gruevski të kthehet në Shkup pa therë në këmbë.

“Arsyeja themelore se pse po bëhen këta ndryshime në Kodin Penal, është që sa më shpejtë në Shkup të kthehet, pa therë në këmbë, Nikolla Gruevski. Opinioni ka të drejtë ta dijë, ndërsa kryeministri Kovaçevski dhe ministri Lloga këtë e kanë detyrim ta shpjegojnë, se nëse kalon ky propozim/ndryshim i Kodit Penal, ndërsa ata e kanë shumicën ta kalojnë, pas këtij, lirisht mund t’ia presin Nikolla Gruevskit edhe një biletë njëkahëshe Budapes-Shkup, dhe të dalin ta presin me të gjitha nderimet shtetërore”, tha Zendeli.https://tv21.tv/opozita-shqiptare-ndryshimet-ne-kodin-penal-po-behen-me-qellim-qe-nikolla-gruevski-te-kthehet-ne-shkup-pa-there-ne-kembe/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments